Bujar Nishani: PD tre mandate në opozitë si asnjëherë më parë, rrezikohen dhe zgjedhjet e ardhshme

201
Sigal

Kryetari i Këshillit Kombëtarët të Partisë Demokratike, Bujar Nishani pasditen e sotme i ftuar në një emision televiziv, në një nga televizionet tona kombëtare, ku tha se fitorja e Bashës është një tregues që dhe në zgjedhjet e tjera do jemi ‘opozitë’. Ndër të tjera ai ka theksuar se me marrjen e kreut të PD për herë të parë Basha është parë si risi, por që në këto tetë vite nuk e ka treguar asnjë moment këtë.

Në historinë e PD nuk ka pasur asnjë rast që të jetë tre mandate në opozitë dhe me risk të lartë të humbë dhe zgjedhjet e ardhshme që nga dita që Basha ka ardhur në krye të PD unë e kam pa me simpati por e kam pa se ai nuk ka treguar aftësi që të tregojë se është lider, nuk ka një projekt për të konkluduar fitues. PD nuk e ka garën me LSI por me PS për të dalë fituese. Partia demokratike nuk ka asnjë moment dhe asnjë investim fitues në këto tetë vite”, ka thënë ai. Gjithashtu ai ka komentuar dhe faktin e shpalljes së Sali Berishës non grada ku thekson se kjo është për arsye të vetë shtetit që e ka marrë këtë vendim. “Shpallja non grada është çështja e shtetit që e ka vënë. Ai ka nëse në Shqipëri ka njerëz që janë dënuar nga ligj është e natyrshme që nuk do të mbajnë poste publike”,- tha më tej Nishani.