Bujar Nishani kërkon mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, kanabisi është bërë shqetësues

463
Presidenti Bujar Nishani do të mbledhë Këshillin e Sigurisë Kombëtare, pasi sipas tij, situata e kanabisit në vend është mjaft shqetësuese, jo vetëm per autoritetet shqiptare, por edhe për ato partnere.
Sigal

“Është një fenonomen serioz, është një fenomen që ka marrë përmasa padyshim kombëtare dhe pikërisht për shkak të marrjes së këtyre përmasave dhe shqetësimit që tashmë është jo vetëm nga agjencitë ligjzbatuese dhe inteligjencës së vendit, por edhe ato partnere, unë kam vendosur që së shpejti të thërras Këshillin e Sigurisë Kombëtare për të diskutuar në lidhje me problematikat dhe mënyrën sesi ne duhet ta përballojmë këtë sfidë serioze në vendin tonë”, deklaroi Presidenti Nishani.
Deklarata e kreut të shtetit për mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombetare, e bërë nga qyteti i Shkodrës, vjen në një moment kur palët edhe brenda mazhorancës, duket se janë të ndara lidhur me strategjinë që duhet ndjekur për të luftuar kanabisin. 
Ylli Manjani, ministri i Drejtësisë nga radhët e LSI-së kërkoi ndërhyrjen e ushtrisë, kërkesë kjo që nuk u prit mirë nga ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli.