Bujar Leskaj: Shqiptarët duan ndryshim dhe ndryshimi do të vijë nga vota masive e qytetarëve të përgjegjshëm

180
Sigal

Drejtuesi politik i Partisë Demokratike në Qarkun e Vlorës, Bujar Leskaj, duke marrë shkas nga një sërë takimesh elektorale që ai zhvilloi me banorë të Vlorës, shprehet se varfëria, papunësia e lartë, infrastruktura e shkatërruar, emigrimi masiv i të rinjve, janë disa nga problemet e zonës.

Përmes rrjeteve sociale, teksa publikon dhe pamje nga këto takime, Leskaj thekson se ky realitet duhet ndryshuar, ndërsa shton se kohë për të humbur nuk ka dhe shteti nuk mund të fshihet më pas gishtit të vet.

“Zhvillova pesë takime me banorë të lagjeve “Rilindja”, “Osman Haxhiu” dhe “Kushtrimi” për të bashkëbiseduar për programin e Partisë Demokratike. Varfëria, papunësia e lartë, infrastruktura e shkatërruar, emigrimi masiv i të rinjve; disa nga problemet e zonës. Ky realitet duhet ndryshuar!  Kohë për të humbur nuk ka dhe shteti nuk mund të fshihet më pas gishtit të vet. Problemet zgjidhen kur pranohen e jo kur mbulohen me propagandë.
8 vjet Shqipëria ka ngelur në vendnumëro me Ramën!
Ne po bashkohemi, si parti dhe si qytetarë, për t’i sjellë ndryshimin Shqipërisë. Ne bashkohemi që të garantojmë fitoren në zgjedhjet e ardhshme dhe t’i sjellim ndryshim vendit tonë.
Për të parën herë në historinë e Shqipërisë ne kemi sjellë plane serioze që do të ndryshojnë ekonominë tonë dhe do të ndihmojnë shqiptarët. Nuk ka më premtime boshe të Ramës, që për 8 vjet na shkatërroi ekonominë, nga ngriti papunësinë ne maksimum dhe varfëroi shqiptarët. Me programin e PD, i cili fokusohet tek qytetari, parashikohet rritja e të ardhurave të familjeve shqiptare, rritja e pensioneve. Me zbatimin e tij rritet paga minimale në 36.000 lekë të reja, dyfishohen të ardhurat e familjeve në nevojë, do të çelen 110.000 vende të reja pune dhe infrastruktura përmirësohet. Shqiptarët duan ndryshim dhe ndryshimi do të vijë nga vota masive e demokratëve dhe qytetarëve të përgjegjshëm!
Në 25 prill, Shqipëria meriton të kthehet në rrugën e duhur, meriton të fitojë!
Në 25 prill Rama humb dhe Shqipëria fiton!”,- thekson drejtuesi i PD-së në Vlorë, Bujar Leskaj.