Bujar Dhima: Paaftësi dhe shkelje nga Instituti i Ndërtimit në vlerësimin e banesave në Durrës

927
Banorët me banesa të dëmtuara gjenden ende në gjendje kaotike e të paqartë pasi dëmet e tërmetit u vlerësuan nga punonjës të pakualifikuar.
⭕️ Kapacitetet profesionale të Institutit të Ndërtimit – institucioni shkencor i ngarkuar me vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga tërmeti lenë shumë për të dëshiruar.
⭕️ Nga 16 punonjës së Drejtorisë së Rregullave Teknike dhe Oponencës, 7 punonjës nuk kanë licencë për projektim, ky kriter i kërkuar, dhe 5 punonjës janë të sapodiplomuar dhe pa eksperiencë në fushën e projektimeve.
⭕️ Shpesh janë firmosur akt-ekspertiza të ndryshme për të njëjtën godinë, vepra që përbëjnë shkelje ligjore.
⭕️ 1 vit nga tragjedia e 26 nëntorit 2019 dhe banorët e Durrësit me shtëpi të dëmtuara janë ende pa informacion ose pre e padrejtësisë nga pushteti qendror dhe vendor, si edhe të inkompetencës dhe shkeljeve të Institutit të Ndërtimit.
2️⃣5️⃣ prill Durrësi📍dhe mbarë Shqipëria 🇦🇱 do çlirohet përgjithmonë nga kjo qeverisje e papërgjegjshme dhe korruptive dhe do të nisë rindërtimi i vërtetë i Durrësit tonë 🤝
Bujar Dhima
Zv/Kryetar i LSI Durrës
Sigal