Britanikja Alice Taylor: Nuk e kuptoj! 83% e shqiptarëve duan të ikin nga vendi, por votojnë korrupsionin

206
Sigal

Partia Socialiste fitoi një mandat të tretë dhe të paprecedent në zgjedhjet e së dielës, duke marrë afërsisht të njëjtën sasi votash me vitin 2017, të ndihmuar pjesërisht nga ndryshimet e njëanshme kushtetuese të tetorit të kaluar, duke i bashkëngjitur dhe  aludimet që do hetohen nga SPAK për blerje votash. Ndërsa garimi i ndarë i PD-së dhe LSI-së u solli atyre mandate të humbura në disa fushëbeteja kyçe.

Alice Taylor gazetarja  hulumtuese britanike dhe themeluesja e “The Balkanista” ka reaguar pas  rezultatit të zgjedhjeve 2021, ku Rama duket se ka ‘mbërthyer’ dhe mandatin e tretë.

Ajo shkruan: “Rreth 83% e e qytetarëve duan të largohen nga Shqipëria për shkak të situatës ekonomike, papunësisë, korrupsionit, lidhjeve nepotike dhe dëshirës për mundësi. Por edhe kështu, sërish 48% votuan pro, edhe për katër vite për një parti që për 8 vite i ka zhgënjyer.

Nuk e kuptoj!” – përfundon ajo.