Brisida Shehaj: Qytetarët po vidhen dy herë me inceneratorët

252
Sigal

Nënkryetarja e LSI-së së Tiranës, Brisida Shehaj, shprehet se me kontratat e inceneratorëve qytetarët po paguajë kosto të fshehta për interesa të biznesmenëve afër qeverisë. Në një postim në Instagram, Shehaj thotë se qytetarët po vidhen dy herë më këto projekte.

“Kostot e inceneratorëve vazhdojnë. Përveç kontratave abuzive, kemi dhe disa kosto që po fshihen. Në një shkrim të publikuar te reporter.al, faktohet se perveç kostos 330 ml euro që do paguajmë për inceneratorin e SHARRËS që ende nuk ekziston, me taksat tona vetëm për shpronësimin e gabuar do paguhen dhe 30 ml euro të tjera (sipas vendimeve të gjykatave. A duhet më të presin organet kopetente që të reagojnë?!?!?!?! E ndërkohe paguajmë miliona EUR për landfilde se inceneratorë NUK KA!”,- shkruan Shehaj.