BREXIT, Batuta e Ramës me Vuçiç: Nëse Britania ikën ti je gati ta zëvendësosh

494
Batuta e kryeministrit Edi Rama drejtuar homologut të tij serb Aleskandër Vuçiç mbi debatin e nxehtë të qëndrimit apo largimt të Britanisë nga Bashkimi Europian ka marrë vëmendjen e mediave të huaja. Gjatë samitit të BERZH në Londër kryeministrit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç i është kërkuar një koment mbi BREXIT, për të cilin Vuçiç tha se Britania nuk do të largohet nga Bashkimi Europian. Në këtë moment Rama ka ndërhyrë duke u shprehur, por nëse Britania ikën, ti je gati ta zëvendësosh, batutë e cila ka shkaktuar shumë të qeshura në sallë. Përtej humorit, liderët e Ballkanit Perëndimor të mbledhur në Londër në samitin e organizuar nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim shprehën bindjen se votuesit britanikë do të zgjedhin pro qëndrimit në referendumin e 23 qershorit. Përvec krizës së klandestinëve, tashmë unioni po përballet edhe me presionin e largimit të Britanisë, gje e cila sipas analistëve do të trondiste themelet e Bashkimit Europian.
Sigal