Bregu i Lumit/Polici i Bashkisë kap prej fyti Klevis Balliun

569
Sigal

ensione dhe përplasje te “Bregu i Lumit”. Partia Demokratike ka shpërndarë një video ku ish-deputeti Klevis Balliu përplaset me policët bashkiakë. Një prej këtyre të fundit shtyn Balliun si dhe e kap prej fyti. Ish-ligjvënës të PD janë në mbështetje të banorëve të cilët protestojnë kundër shembjes së shtëpive.

PD akuzon gjithashtu policinë se ka ushtruar dhunë edhe ndaj banorëve të “Bulevardit të Ri”. Banorëve të “Bregut të Lumit” u është kërkuar të lirojnë shtëpinë të cilat do shemben nga projekti i zgjatimit të Bulevardit, por ata nuk janë shpronësuar. Janë rreth 15 shtëpi të cilat preken nga projekti.

Sot në orët e para të mëngjesit, fadromat e IMT dhe forca të shumta policie mbërritën sërish te “Bregu i Lumit”, por hasën në rezistencën e banorëve, të ndihmuar edhe nga ish-deputetë të opozitës si Gent Strazimiri, Klevis Balliu apo dhe Endrit Braimllari.