Braktisën seancën parlamentare, Rama: Reagimet e opozitës janë vari… llamarinën

337
Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në Kuvend ditën e sotme iu kundërpërgjigj reagimeve dhe sjelljeve të opozitës.
“Njerëzit le të ikin, fjala mbetet,” tha ai ndërsa anëtarët e opozitës braktisën seancën pas fjalës së kreut të grupit parlamentar të PD, Edmond Spaho.
“Reagimet e këtyre me miell e me çizme janë vari… llamarinën. Këta flasin sikur s’bëjnë asgjë tjetër përveç se paguajnë taksa, e vijnë këtu të enjten e shfryjnë. Dy taksa kemi rritur ne, kam kaq kohë që pyes e nuk vijnë të ma thonë të tretën.
Kemi rritur taksën për më të pasurit, qofshin kompani apo njerëz që fitojnë më shumë, dhe e kemi rritur konform programit e filozofisë tonë. 10% e kishte dhe kryeministri dje, sot e ka 15%. Kemi bërë rritjen progresive. Rritje për ata që fitojnë më shumë. 97% e shqiptarëve paguajnë sot më pak taksa. Rritëm dhe taksën e karburantit,” tha Rama.