Braimllari takon të rinjtë në Bulgarec: Beteja për të çliruar Korçën nga monopoli klientelist i Niko Peleshit

274
Sigal

Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, njëherësh edhe drejtues politik në Korçë, Endrit Braimllari këtë të enjte është takuar me të rinjtë në Bulgarec, ku thotë se beteja e 25 Prillit është historike për të çliruar Korçën nga monopoli klientelist i Niko Peleshit. ”Çdo qytetar Korçar ka një mision përballë kësaj të keqe që Rilinjda i solli vendit, duke ju drejtuar kutisë së votimit për ti dhënë goditjen shembullore Rilindjes”,-shkruan Braimllari në facebook.

Postimi i plotë

Në Bulgarec të rinjtë janë shpresëplotë dhe energjikë, për ndryshimin e madh. Të gjithë duhet të marrim pjesë masivisht në zgjedhje. Beteja e 25 Prillit është historike për të çliruar Korçën nga monopoli klientelist i Niko Peleshit. Çdo qytetar Korçar ka një mision përballë kësaj të keqe që Rilinjda i solli vendit, duke ju drejtuar kutisë së votimit për ti dhënë goditjen shembullore Rilindjes.