Braimllari: Sondazhet nxjerrin Ramën drejt rrënimit të plotë

221
Sigal

I ftuar në një studio televizive, Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së. Endrit Braimllari ka folur për një fitore të sigurtë të opozitës së bashkuar, bazuar kjo edhe në sondazhe që shikojnë një rënie të ndjeshme të Ramës.

‘Janë shumë faktorë që po sjellin rrënimin e Ramës. Ndër to mund të përmend, luftën që këta I kanë shpallur biznesit që po shkon drejt falimentimit, apo edhe mungesën e subvencioneve në bujqësi, ku edhe aty ka janë, janë në interes të oligarkëve të Ramës. Edi Rama dhe Rilindja janë tërësisht të rrënuar dhe këtë e thonë edhe sondazhet.

LSI aktualisht është në fazën e komunikimit të drejtëpërdrejtë me qytetarët, jo vetëm me bazën por edhe  me qytetarë të shumtë.

Kryetarja e LSI-së është duke komunikuar me qytetarë të ndryshëm dhe ne jemi vendosur në qarqe të ndryshme.

LSI është një forcë politike që përkrahet shumë nga të rinjtë që na japin pasion dhe energji, të cilët mbështesin LSI si një forcë politike që u ka dhënë hapësirën e dihur në vendimmarrje.

Ndaj nuk shqetësohemi për lajthitjen e Edi Ramës, pasi mendojmë që jemi në rrugën e duhur. Ndaj ne besojmë në një rezultat të shkelqyer jo vetëm të LSI-së por edhe të opozitës së bashkuar’.