Braimllari: Raporti i SHISH për drogërat, Rama nxit kanabizimin e vendit për të fuqizuar bandat

101

Sekretari i Përgjithshëm i LSI, Endrit Braimllari foli mbi raportin e SHISH për pastrimin e parave në vendin tonë.

Ish-deputeti si pjesë e Komisionit të Sigurisë tha se Raporti i SHISH vërtetoi atë që opozita thotë prej vitesh, se Shqipëria është kthyer në bazë për grupet kriminale.

Nga hashashi tek heroina dhe tashmë tek kokaina tha Braimllari, sipas të cilit sasi të mëdha kokainë kalojnë përditë në vendin tonë.

Këto para po pastrohen kryesisht në Tiranë dhe në fushën e ndërtimit.

Për sa i përket raportit të SHISH-it të dërguar në Komisionin e Sigurisë Kombëtare, tani më ai raport përderisa i është dërguar këtij komisioni, më përpara i është dërguar edhe agjencive të tjera ligj zbatuese në vend, policisë edhe gjithë të tjerave me radhë, çka do të thotë që kemi të bëjmë me një informacion i cili duhet të verifikohej nga ana e policisë por, ajo çka ne shikojmë gjerësisht ka të bëjë me publikimin e disa fakteve që janë bërë publike nga opozita prej kohësh.

Çfarë kemi thënë ne prej kohësh? Që Edi Rama komplet procesin e kanabizimit të vendit do ta kalojë në një fazë tjetër. Do ta përdori për të fuqizuar grupet kriminale në vend me qëllim që nga trafikimi i kanabisit të kalojnë në trafikimin e drogave të forta siç është kokaina dhe heroina ku Shqipëria është kthyer në një rrugë kalimi.

Po të shikoni vetëm 2-3 kronika të lajmeve, të bëra publike, janë ndaluar disa herë nga 30 kile heroinë mos gaboj në portin e Durrësit. Pra e kupton se çfarë po ndodh, Edi Rama e ktheu Shqipërinë në një vend të sigurt të transportit të heroinës dhe dihet shumë mirë që paratë që fitohen prej saj shkojnë drejtë për drejtë në investim për terrorizëm.

Pra këtu lidhet një hallkë shumë i rëndësishëm që ka të bëjë me fuqizimin e strukturave të cilat nuk ndikojnë vetëm mbi Shqipërinë dhe rajonin por edhe më gjerë. Ajo çfarë kemi thënë prej kohës është që Shqipëria është kthyer në bazë e rëndësishme e pastrimit të parave të pista dhe këtë nuk e thotë vetëm thjeshtë raporti i SHISH-it por e thotë edhe raporti i Departamentit të Shtetit.

Na e kanë mohuar atë rezultat të qeverisë Rama kur ne thonim dhe me fakte konkrete duke ju referuar Departamentit të Shtetit që Shqipëria është kthyer në një vend të pastrimit të parave. Ja çfarë ndodh në Raportin e SHISH-it, pra Shqipëria është kthyer në një vend të pastrimit të parave dhe Tirana është baza kryesore, u investimet janë pafund. Shkoni dhe verifikoni sa leje ndërtimi janë dhënë në Tiranë në këto vite.

Pra e gjithë kjo situatë nuk ka të bëjë thjesht me disa struktura të vogla kriminale, apo banda që drejtojnë 1-2 qytete, por ka të bëjë me një strukturë të mirëfilltë kriminale, e cila është fuqizuar me sponsorizimin e qeverisë. Është fuqizuar duke qenë qeveria pjesë e kësaj skeme. Si ka qenë qeveria pjesë e kësaj skeme? Lejoi kanabizimin e vendit në masë ekstreme, 99% të Shqipërisë. Ky kanabizim çfarë bëri? Solli fuqizimin e këtyre grupeve kriminale në ekstrem dhe filluan me transportin e kokainës, heroinës, transportin e armëve, duke fuqizuar edhe terrorizmin. Këto grupe u bënë aq të forta, sa pajisjet e tyre mund të jenë më të mira se të Policisë së Shtetit.

Sepse Edi Rama nuk investon te Policia e Shtetit. Edi Rama investoi te imazhi te Policia e Shtetit. Unë personalisht e kam bërë publike dhe kur kam qenë anëtar i Komisionit të Sigurisë Kombëtare. Sa herë që na vinte buxheti për Policinë e Shtetit, për agjencitë e tjera ligjzbatuese, unë kam ngritur zërin për tu rritur ky buxhet. Pse? Sepse forcimi i rolit të Policisë së Shtetit pra i një policie e cila është aty për të ruajtur rendin dhe sigurinë publike, bën që nesër të ndalojë këtë situatë. Por jo vetëm thjesht forcimi i rolit të Policisë së Shtetit për të blerë gaz lotsjellës e për t’ia hedh protestuesve sepse nuk është ky roli dhe funksioni i Policisë së Shtetit.

Pra Edi Rama e ktheu policinë e shtetit nga një polici e cila numëronte rrënjët e kanabisit, çdo drejtor policie numëronte rrënjët e kanabisit, fuqizoi grupet kriminale, në mandatin e dytë kokaina dhe heroina e bënë jo rrugë kalimi por mendoj që kanë kaluar në masë në territorin e Shqipërisë, me përkrahjen e qeverisë dhe funksioni i policisë së shtetit për fatin tonë te keq është thjesht për të dhunuar protestues të cilët protestojnë për të drejtat e tyre. Pra e gjithë kjo situatë ka ardhur për një arsye. Arsyeja kryesore e bërë publike tanimë nga raporti i SHISH por i bërë publik dhe më parë nga raporti i DASH, ka ardhur si pasojë e lidhjes së fortë të këtyre grupeve kriminale me qeverinë dhe Kryeministrin Rama