Braimllari: Rama përgjegjësi kryesor, nuk mori masa pas tërmetit të 21 shtatorit

429
Sigal

I ftuar në emisionin ‘7pa5’ në Vizion Plus, Sekretari i Përgjithshëm i LSI, Endrit Braimllari ka folur mbi tërmetin e 26 nëntorit ku ka akuzuar kryeministrin Rama se pas tërmetit të 21 shtatorit duhet të kishte marrë masa.

“Kjo situatë duhet të ishte menaxhuar me përgjegjshmëri, qeveria shqiptare duhet të kishte marrë masa që pas 21 shtatorit, nuk duhet të neglizhojmë institucionet e sigurisë kombëtare.

Situata në të cilën ndodhemi ka të bëjë me papërgjegjshmërinë e kryeministrit dhe kësaj qeverie. Tashmë ka një javë që ka kaluar dhe prokuroria duhet të nisë hetimet dhe të çojë para drejtësisë fajtorët, duke filluar nga instuticionet përgjegjëse, Ministria e Mbrojtjes, kryeminsitri dhe të gjithë të tjerët.

Pas 21 shtatorit presidenti ka kërkuar që të merren masa por që qeveria i neglizhoi duke bërë që sot të kemi 51 viktima në vend. Unë nuk them se shmangen fatkeqesitë natyrore por mund t’i minimalizonin fatkeqësinë. Rama ka përgjegjësinë dhe nuk mund t’i shmanget përgjegjësisë, këtë fatkeqesi ai përpiqet ta kalojë me shoë. Nuk ka fuqizim të emergjencave civile nuk ka menaxhim, në terren ka vetëm propagandë”.