Braimllari: Nuk ka kthim pas, përpjekja e Ramës për të mbajtur zgjedhje farsë ka marrë fund!

437
Sigal

Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari ka komentuar situatën politike në vend përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

Ai shkruan se Rama kërkon destabilitetin e vendit sepse vetëm në këtë mënyrë ai dhe banda e tij e hajdutëve mund të vazhdojnë të qeverisin dhe të thellojnë paligjshmërinë.

Nuk ka kthim pas, sot të gjithë shqiptaret janë bashkë sepse beteja është për demokraci për institucione të forta, për pluralizëm dhe zgjedhje me standarde europiane, kundër monizmit, krimit dhe hajdutërisë së Edi Ramës.” – shkruan Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së në postimin e tij.

Më poshtë postimi i plotë i Braimllarit:

Edi Rama kërkon destabilitetin e vendit sepse vetëm në këtë mënyrë ai dhe banda e tij e hajdutëve mund të vazhdojnë të qeverisin dhe të thellojnë paligjshmërinë.

Përpjekja e Edi Ramës për të mbajtur zgjedhje farsë ka marrë fund ashtu siç do marri fund dhe sistemi kriminal që Edi Rama ka ngritur në vend.
Edi Rama si një shërbëtor i krimit kërkon që me të njëjtën mënyrë të kriminalizojë të gjithë shoqërinë.

Shqipëria sot është në prag të një konflikti të ashpër civil. Nxitësi i dhunës dhe i përçarjes mes shqiptarëve është Edi Rama sepse vetëm në këtë mënyrë ai thellon paligjshmërinë e tij.

Nuk ka kthim pas, sot të gjithë shqiptaret janë bashkë sepse beteja është për demokraci për institucione të forta, për pluralizëm dhe zgjedhje me standarde europiane, kundër monizmit, krimit dhe hajdutërisë së Edi Ramës.
Fundi i tij do jetë i tmerrshëm.