Braimllari nuk e kursen Bashën: Aksioneve të opozitës iu vendose çmim për pazaret e tua!

174
Sigal

Sekretari i Përgjithshëm i LSI, Endrit Braimllarin akuzon kryetarin aktual të PD, Lulzim Basha se ka shitur interesat e opozitës. Kunat-opozita, shkruan Braimllari shkatërroi çdo aksion të koalicionit opozitar.  Ai shton gjithashtu se nismat dhe protestat e opozitës u dekonspiruan nga Basha i cili iu vendosi çmim për pazarin e tij të radhës.

Postimi:

‘Lul-vula e ktheu opozitën në kunat-opozitë. Mos ki frikë, dil nga bunkeri ku je futur dhe tako demokratët dhe mbaj përgjegjësinë e shitjes së opozitës tek regjimi.

Lul vula, ti je shkaktari i humbjes së çdo kauze të opozitës. Ti je shkaktari i shkatërrimit të çdo aksioni opozitar. Ti shite opozitën tek Edi Rama. Ti le demokratët në burgje dhe në opozitë për kunatin. Çdo aksioni opozitar i vendose një çmim për pazarin tënd të radhës. Ti dhe stafi yt keni shumë gjynahe me LSI-në ndaj  kujdes kur përmend LSI-në dhe këdo tjetër të LSI-së.