Braimllari nga Kolonja: Niko Peleshi dhe Rilindja i largoi socialistët e ndershëm

291
Sigal

Socialiastët kane nje siguri për veten e tyre dhe të ardhmen e fëmijëve, Lëvizjen Socialiste për Integrim

Sot Niko Peleshi është në ankth dhe në mankth. Sepse ndjen që i rrezikohet seriozisht dhe nuk e merr mandatin e tij. Dhe ky nuk është faji jonë. Ky është faji i tij. Pse është faji i tij? Sepse largoi socialistët e ndershëm, i hoqi nga Partia Socialiste dhe afroi rreth vetes së tij batakçinj, hajdutë dhe njerëz që nuk kanë në interes shërbimin ndaj qytetarëve, por kanë në interes thjesht shërbimin ndaj xhepit të tyre dhe Niko Peleshit. Ndaj Niko Peleshi reagon kur unë i përmend me fakte disa drejtorë dhe nuk reagon kur unë flas për mungesën e investimeve në bujqësi, për largimin e të rinjve nga vendi. Pse ndodh kjo? Sepse ai është i lidhur me to. Sepse ai nuk ndahet dot nga to. Sepse ai është pjesë e një strukture të tillë, që ka ndarë para gjithë kohës me to.

Ndaj ne përfaqësohemi në Kolonjë në mënyrë dinjitoze me 2 djem kolonjarë, si Ergini, ashtu edhe Leonsi. Dhe unë ju bëj thirrje që më 25 prill ju të votoni për këto 2 individë, që do e kthejnë Kolonjën, aty ku Kolonja e meriton. Unë kërkoj votën e 25 prillit, për Lëvizjen Socialiste për Integrim që është që është numri 6, është numri i krijimit të shanseve të barabarta, është numri i krijimit të hapësirave të punësimit për të rinjtë, por njëkohësisht Kolonja ka për të votuar doktor Erginin dhe Leonsin. Nëse votoni këto dy individë të jashtëzakonshëm i keni bërë nderin më të madh vendit. Sepse ne përfaqësohemi në Kolonjë me kolonjarë dhe jo me njerëz të ardhur nga Tirana. Ndaj ne kemi bindjen maksimale që 25 prilli do të jetë një fitore historike. Një fitore e jashtëzakonshme. Ndaj mos u ndalni, derë më derë e shtëpi më shtëpi për ta çuar njëherë e përgjithmonë Rilindjen në pension. Për ta çliruar njëherë e përgjithmonë Kolonjën nga këta njerëz që e kanë marrë peng Kolonjën.