Braimllari në takim me banorët e Vithkuqit : Fshat më fshat dhe shtëpi më shtëpi me njerëz të cilët duan që vendi të ecë përpara

184
Sigal

Sekretari i Përgjithshëm i LSI, Endrit Braimllari ditën e sotme ka zhvilluar një takim me banorët e fshatit Vithkuq të Korçës, ku thotë se çdo ditë LSI-së i bashkohen njerëz të ndershëm që e duan vendin.

”Energjia pozitive dhe ndershmëria e këtyre njerëzve është motiv për të punuar më shumë”, – shkruan Braimllari në postimin e tij.

Postimi i tij i plotë :

Në Leshje të Vithkuqit, fshat më fshat dhe shtëpi më shtëpi me njerëz të ndershëm dhe pozitive të cilët duan që vendi të ecë përpara. Energjia pozitive dhe ndershmëria e këtyre njerëzve është motiv për të punuar më shumë. Krenar që çdo ditë na bashkohen njerëz të ndershëm që e duan vendin, për ta bërë Shqipërinë shtëpinë tonë.