Braimllari: Ndryshe nga kërcënimet fallso të Lulit, LSI ka dorëzuar dosje të bujshme në SPAK

154
Sigal

Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari thotë se nga denoncimi i LSI me fakte e me prova për aferën e inceneratorëve, sot SPAK po ecën me arrestimet e bujshme. ai thotë se PD vetëm flet dhe Lulzim Basha bën kërcënime fallco.

”Ndryshe nga kërcënimet fallso të Lulit, që me nismat e tij brenda dhe jashtë parlamentit kërkon të mbrojë ortakët e tij në aferën e inceneratorëve, denoncimet me emra dhe shkresa zyrtare me firmë dhe vulë që LSI ka dorëzuar para drejtësisë, janë fakte të patjetërsueshme që e ka pamundësuar shpëtimin nga drejtësia, të të gjithë grupit të strukturuar kriminal”.

Postimi i plotë

SPAK po ecën, po tregon shenja funksionimi. Në rrugën e shtruar nga denoncimi i LSI me fakte e me prova, por rëndësi ka që po shtyn përpara.

Ndryshe nga kërcënimet fallso të Lulit, që me nismat e tij brenda dhe jashtë parlamentit kërkon të mbrojë ortakët e tij në aferën e inceneratorëve, denoncimet me emra dhe shkresa zyrtare me firmë dhe vulë që LSI ka dorëzuar para drejtësisë, janë fakte të patjetërsueshme që e ka pamundësuar shpëtimin nga drejtësia, të të gjithë grupit të strukturuar kriminal.

Të kuptohemi, nuk ka ardhur ende koha për fleta lavdërimi. Sot diskutohet në Kuvend në ora 19:00 mandati i Alqit. E mbani mend Alqin? Alqi pra që “kishte 0 lidhje” me vendimmarrjen e Inceneratoreve. Alqi që paguante babain 10 mln lekë/muaj. Vazhdon Edi, vazhdon. Po ngushtohet laku!