Braimllari: Modeli i Rilindjes në Korçë është modeli i korrupsionit dhe tenderave klienteliste

157
Sigal

Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, ku shkruan se Rilindja dhe Edi Rama e ka kthyer Korçën në pronë private të Niko Peleshit dhe njerëzve të tij.

Postimi i plotë:

Rilindja dhe Edi Rama e kthehu Korçën në pronë private të Peleshit dhe njerëzve të tij.

Sot Korça vuan mungesën e vendeve të punës, të rinjtë po e lënë vendin si pasojë e një politike klienteliste ku investimet janë korruptive dhe në interes të Peleshit dhe njerëzve të tij.

Modeli i Rilindjes në Korçë është modeli i korrupsionit dhe tenderave klienteliste.

Të rinjtë korçarë nuk mund të punojnë më për bizneset private të Peleshit dhe njerëzve të tij, është koha të shkatërrojmë këtë monopol dhe ta kthejmë Korçën tek të rinjtë dhe tek korçarët e ndershëm.