Braimllari me të rinjtë në Maliq: Do punojmë të gjithë në ekip për të kthyer shpresën, beteja jonë është për ta bërë Maliqin dhe Shqipërinë shtëpinë tonë!

226
Sigal

Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari takoi ditën e sotme një grup të rinj në Maliq, të cilët i janë bashkuar LSI-së.

Në një postim në Facebook, Braimllari shkruan se të rinjtë i bëri bashkë në këtë kauzë, abuzimi me pushtetin, mungesa e shpresës dhe e vendeve të punës.

Postimi i plotë:

Kënaqësi sot të prisja në LSI Maliq një ekip të rinjsh që afrohen për herë të parë në LSI.

Të rinjtë duhet të dëgjohen, pasi idetë e tyre janë transformuese për vendin.

Të rinjtë i bëri bashkë në këtë kauzë, abuzimi me pushtetin, mungesa e shpresës dhe e vendeve të punës. Do punojmë të gjithë në ekip për të kthyer shpresën në Maliq për të shkatërruar politikën e monopolit, për ta kthyer Bashkinë e Maliqit tek qytetarët e ndershëm që duan të punojnë dhe të kontribuojnë në vend. Beteja jonë është për ta bërë Maliqin dhe Shqipërinë shtëpinë tonë!