Braimllari: LSI nuk i ka kërkuar për grupin parlamentar, kërkesa vetme për kreun e PD, të mos tradhëtohet interesi dhe kauza e opozitës

206
Sigal

 

LSI nuk ka i ka kërkuar asnjë ndihmë Partisë Demokratike për të krijuar grupin e saj parlamentar. Kështu u shpreh në Report TV Sekretari i Përgjithshëm i LSI, Endrit Braimllari teksa u pyet mbi këtë çështje. Braimllari po ashtu tha se LSI nuk ka kërkuar nga PD dhe kryetari i saj dhe para 25 prillit asnjë ndarje pushteti apo përgjegjësi ministrore. Megjithatë, për sekretarin e përgjithshëm të LSI, qëndrimi i kësaj force politike do të jetë në opozitë, si zëri dhe mbrojtësja e interesit të qytetarëve.

LSI, kryetarit të PD nuk i ka kërkuar ndihmë për asnjë deputet dhe ju theksoj më përgjegjësi të madhe që edhe para 25 prillit nuk ka kërkuar ndarje pushteti apo përgjegjësi ministrore. Të vetmën gjë që ne i kemi kërkuar është që të mos tradhëtohen interesat e opozitës për interesa përsonale apo interesa të Edi Ramës. Kjo ka qenë e gjitha në raport me çfarë ka ndodhur përpara 25 prilit. Dhe kjo mendoj që është një kërkesë parimore.
Ju po aludoni për një bashkëpunim të zotit basha me kryeministrin Edi Rama?
Është koha që do e tregojë këtë gjë. Ne kemi hyrë në sesionin e ri parlamentar dhe është koha që do ta tregojë. LSI është koherente në qëndrimet e saj që prej themelimit. Nuk ka një kërkesë të LSI për grup parlamentar. Qëndrimin e kemi bërë të qartë, do të jemi forcë opozitare. Për në nuk kanë rëndësi burokracitë e parlamentit, por ka rëndësi që 4 përfaqësuesit e LSI janë një zë i fortë i mbrojtjes së interësit të qytetarëve, i qëndrimit parimor në respekt të frymës së qytetarëv në opozitë. Vota popullore që ka marrë LSI në kushte presioni dhe terrori nuk reflektojnë 4 mandate. LSI ka vendosur që të qëndrojë në opozitë parimore, kjo që prej 2017. Vendimmarrjet tona në opozitë kanë qenë vendimmarrje në disa raste u bënë për të ruajtur frymën opozitare që të mos ishte LSI ajo parti që prishte frymën dalë dhe nga vetja e saj. Dhe kërkesa e vetme, drejtuar kryetarit të PD, ka qenë shumë e thjeshtë, të mos tradhëtohet kauza dhe interesi opozitës për interes personale dhe interes të Edi Ramës.