Braimllari: Lleshaj e ka kthyer Policinë e Shtetit në organizatë mafioze të paidentifikuar!

302
Sigal

Sekretari i Përgjithshëm i LSI, Endrit Braimllari ka reaguar në lidhje me deklaratat e Ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshi se mosmbajtja e numrit të identifikimit të policëve është bërë me vetëdije. Ai u shpeh se Lleshaj e ka kthyer Policinë e Shtetit në organizatë mafioze.

Reagimi në rrjetet sociale

Sander Lleshi, Ministri i Brendshëm me i paafte ne historinë e Shqipërisë, e tha publikisht qe mos mbajta e numrave te identifikimit te Policisë se Shteti është bere me vetëdije te plote me qellim qe policia te mos shantazhohej.

Nuk e di se nga kush do shantazhohej Policia e Shtetit nese do zbatonte ligjin, sepse ato qe u dhunuan ishin artistet, njerez te nderuar, studente ekselente dhe gra te cilet kurrsesi nuk kane presionin si mjet per tu mbrojtur por reagimin qytetare.

Sander Lleshi konfirmoi edhe nje here qe e kthehu Policine e Shtetit ne nje organizate mafioze te paindetifikuar, e specializuar per te dhunuar qytetaret ne interes personal te Edi Rames.

Tani çdo qytetar ka te drejte te mos i bindet patrullave te policise sepse nuk e dime nese jane efektiv qe ruajne rendin dhe sigurine publike apo bandit te veshur me uniforme policie.