Braimllari: Lidhja e Edi Ramës me krimin e organizuar, e verifikuar me fakte konkrete

481
Sigal

Deputeti i LSI-së, Endrit Braimllari ka reaguar me anë të një postimi në Facebook ku shprehet në lidhje me përgjimin e bërë publik nga Zëri i Amerikës, ku tregohej qartë skema dhe roli i krimit të organizuar në blerjen e votave në disa qytete të Shqipërisë.

Braimllari është shprehur se kemi të bëjmë me një kryeministër ilegjitim i dale nga një proces zgjedhor i deformuar dhe kjo skemë që është bërë publike nga Zëri i Amerikës nëpërmjet përgjimeve zyrtare të Prokurorisë është skema që Edi Rama ka aplikuar në të gjithë vendin për të deformuar vullnetin e qytetarëve.

Ja statusi i plotë i Braimllarit :

Lidhja e Edi Ramës me krimin e organizuar, përfshirja në fushat zgjedhore dhe në të gjithë administratën publike është e verifikuar me fakte konkrete.

Deformimi i vullnetit të qytetarëve nëpërmjet presionit apo parave të drogës është skema kriminale që e mban Edi Ramën në pushtet.

Kemi të bëjmë me një kryeministër ilegjitim i dale nga një proces zgjedhor i deformuar dhe kjo skemë që është bërë publike nga Zëri i Amerikës nëpërmjet përgjimeve zyrtare të Prokurorisë është skema që Edi Rama ka aplikuar në të gjithë vendin për të deformuar vullnetin e qytetarëve.

Doli e qarte përpara çdo qytetari që Zëri i Amerikës i çori maskën këtij kryebanditi i cili shkatërroi zgjedhjet dhe mban peng vendin nëpërmjet grupeve kriminale.