Braimllari i kthehet Spiropalit: Moj Elisa si nuk zure mend! Gjithë jetën mish për top vajte për Skënderbeun tënd!

283
Sigal

Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari ka reaguar ndaj Elisa Spiropalit përmes një postimi në Facebook.

“Moj Elisa si nuk zure mend! Gjithë jetën mish për top vajte për Skënderbeun tënd!” – ironizon Braimllari në postimin e tij.

Postimi i plotë: 

Moj Elisa si nuk zure mend! Gjithë jetën mish për top vajte për Skënderbeun tënd!

Të është bërë goja si tanku i Vojo Kushit!

U bëre me shkollë pasi u bëre drejtoreshë dhe akoma s’po ta shikojmë dot diplomën. Në fakt me ty është mirë ta nisësh duke të bërë një zbardhje të pasurisë tënde.

P.sh. Ato 10 apartamentet te Kodra e Diellit apo më shumë që i ke dhënë me qira, a i di Skënderbeu yt apo jo?

1-Shtëpi duplex te Kodra e Diellit

2-Apartament 110 metra katrorë tek Kodra e Diellit

3-Apartament 80 metra katrorë në dalje të Kodrës së Diellit sa kalon Universitetin e New York-ut

4-Apartament tek kompleksi Kristal

5-Lokal 200 metra katrorë tek dera e Kopshtit Botanik

Ato 22 mijë metra katror sera në Fier, a i di Skënderbeu yt apo jo?

Po këto tenderat e Ujësjellësit në Ersekë dhe zyrat e Albgazit, a i di?

A të ka ikur shenja e pirunit nga sipër kofshës apo ke vendosur t’i shërbesh Lindës kundër Lalit dhe Taulant Ballës?

Këto si fillim, më vonë do kemi prapë por na trego ku i gjete verdhushkat për t’i blerë!