Braimllari: “Filozofia e Edi Ramës: zapto, shkatërro, dhuno ç’të gjesh përpara”

453
Sigal

Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se “kërkon me dhunë dhe presion shtetëror të drejtojë bashkitë e vendit vetëm me 15% të pjesëmarrjes në votime moniste të Rilindjes”.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai është shprehur se “Edi Rama po përdor presionin, dhunën dhe zaptimin e instuticioneve”.

Gjithashtu, Braimllari, postimin e tij e ka shoqëruar me një video e thekson se “banditët e Edi Ramës thyejnë bravat e dyerve dhe zaqptojnë institucionet e vendit”.

Postimi i plotë i Braimllarit

Më 30 qershor 85% e qytetarëve refuzuan regjimin kriminal dhe korruptiv të Edi Ramës në një proces fars dhe monist.

Edi Rama kërkon me dhunë dhe presion shtetëror të drejtojë bashkitë e vendit vetëm me 15% të pjesëmarrjes në votime moniste të Rilindjes.

Keshillat Bashkiakë imagjinarë të Edi Ramës nuk përfaqesojnë interesin publik por interesin personal të Edi Ramës dhe Rilindjes.

Për t’i çuar imagjinarët e Rilindjes në zyrat e bashkisë, Edi Rama po përdor presionin, dhunën dhe zaptimin e instuticioneve.

Banditët e Edi Ramës thyejnë dyert e Bashkisë për të zaptuar instuticionet të cilat nuk ia besuan qytetarët.
Po zaptojnë me dhunë dhe me terror shtetëror instuticionet sepse kjo është filozofia e Edi Ramës: zapto, shkatërro, dhuno ç’të gjesh përpara.