Ballina Politikë Braimllari: Burimasi pa ujë të pijshëm, Gëzim Topçiu të mos hedhë asfalt...

Braimllari: Burimasi pa ujë të pijshëm, Gëzim Topçiu të mos hedhë asfalt elektoral por të investojë për nevojat e qytetarëve

391
Sigal

Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së Endrit Braimllari ka zhvilluar ditën e sotme fshatin Burimas në bashkinë Maliq ku ka pasur bashkëbisedime me disa banorë në lidhje me problematikat e tyre. Njëri prej banorëve është shprehur se problematikat kryesore që kanë është mungesa e ujit të pijshëm por jo vetëm.

Në lidhje me këtë problematike Braimllari u shpreh se kjo ka të bëjë me papërgjegjshmërinë e kësaj qeverie. Ka të bëjë me pa përgjegjshmërinë e bashkisë së Maliqit ku një kryetar bashkie pa identitet, një kryetar bashkie i cili ka 30 vjet që e mban peng zyrën e bashkisë nuk vjen këtu për ti shërbyer banorëve të kësaj zone

  • Postimi i Braimllarit:

Banori Burimasit: Këtu jemi në fshatin Burimas dhe është një fshat që vërtetë mund të kishte shumë burime por faktikisht momentalisht ky fshat sërish nuk ka ujë. Mungesa është e investimeve prej shumë vitesh megjithatë edhe një burim që ishte që e merrnin nga Mancurishti sërish ai ka shteruar dhe prapë banorët e këtij fshati nuk kanë ujë. U mundua me një fond dikush nga qeveria turke nuk e di si ishte, hapëm një pus por dhe atë nuk e çuan deri në fund si rëndom në Shqipëri që asnjë punë nuk përfundon. Ishte për tu bërë diçka te 100 metershi mbeti më pak se 25-30 metra, nuk është më tepër. E vumë në punë me pak fonde të Bashkisë, u munduan ta modifikonin edhe kjo pati vetëm një muaj ujë. Tani sërish ky fshat që e ka emrin Burimas, nuk ka ujë dhe mundohen jo do gjejmë fonde të tjera, jo do ti gjejmë sot dhe sërish ky fshat është po në vend numëro. Ky shqetësim nuk është i sotshmi por ka shumë vite. Nëse do ta shikoni edhe mënyrën sesi transportohet uji. Për të hyrë në shtëpi është skandal; në 2020 dhe të jetë sërish kjo gjendje me zetor ta çojnë ujin në shtëpi për të pirë pale gjërat e tjera për mua është shumë skandal. Nuk e di si do t’i vejë halli kësaj pune sepse kjo është shumë e bezdisshme.

BRAIMLLARI: Në fakt ky nuk është vetëm shqetësimi juaj Erikson, por është shqetësimi i gjithë banorëve të Burimasit. Ju e thatë mirë, emri i zonës është Burimas dhe ende banorët nuk kanë uji dhe nuk kanë uji të pijshëm. Kjo si pasojë e mungesave të investimeve nga Bashkia e Maliqit. Gëzim Torçiu, kryetar i emëruar nga Edi Rama në Bashkinë e Maliqit, të mos bëjë show duke nxjerr rrugë elektorale, por të vijë këtu, ti shërbejë kësaj zone dhe të vejë në punë ujin me qëllim që banorët të kenë uji të pijshëm. Sot më shumë se kurrë, Burimasi ka nevojë për ujë të pijshëm. Jemi në 2020 dhe ende banorët nuk kanë uji të pijshëm. Kjo ka të bëjë me papërgjegjshmërinë e kësaj qeverie. Ka të bëjë me pa përgjegjshmërinë e bashkisë së Maliqit ku një kryetar bashkie pa identitet, një kryetar bashkie i cili ka 30 vjet që e mban peng zyrën e bashkisë nuk vjen këtu për ti shërbyer banorëve të kësaj zone. Ky është realiteti i vërtetë i fushës së Korçës, ky është realiteti i vërtetë i Bashkisë së Maliqit. Jo show mediatik, jo asfalt elektoral, jo rrugë të cilat lihen përgjysmë dhe përmbytet e gjithë fusha e Korçës. Sot më shumë se kurrë kjo zonë ka nevojë për investim me qëllim që banorët e Burimasit të kenë ujë të pijshëm. Shikoni çfarë mrekullie është, mrekulli për sa i përket bujqësisë, mrekulli për sa i përket njerëzve të cilët duan të punojnë dhe të investojnë dhe ende në 2020 këto banorë në vend që të transportonin me traktor produktet e tyre bujqësore, për ti shitur, për të pasur një treg të sigurt, transportojnë me traktor ujin e pijshëm. Rilindja ka marrë fund, ndaj me 25 prill të gjithë bashkë ti japim goditjen përfundimtare të këtij sekti famëkeq që ka marrë peng jo Maliqin, jo vetëm Korçën por të gjithë Shqipërinë.