Braimllari apel qytetarëve: Denonconi çdo rast korruptiv të Rilindjes

132
Sigal

Sekretari Organizativ i Partisë së Lirisë Endrit Braimllari ka bërë publike çaste nga riorganizimi i strukturave në Korçë.

Braimllari është shprehur se duhet të jemi në vijën e parë të denoncimit të problematikave që hasin qytetarët çdo ditë në këtë qytet

Postimi nga Braimllari

Organizimi i Partise se Lirise eshte domosdoshmeri per te permbushur detyrimin dhe sherbimin qytetar.

Inkurajoj te gjitha strukturat e Partise se Lirise ne Korçe, qytetare dhe intelektual te denoncojne çdo shkelje te zyrtareve lokal te Rilindjes te cilet çdo dite abuzojne ne emer te qytetareve.

Te monitorojme çdo drejtues lokal ne Korçe dhe te bejme publike çdo shkelje ligji, korrupsioni apo dhe papergjegjeshmerie ne sjellje me qytetaret.

Revolucioni antikorrupsion eshte prioriteti kryesore i çdo anetari te Partise se Lirise.