TIRANE – Nënkryetari i Bashkisë së kryeqytetit Eno Bozdo i bëri thirrje qeverisë që t’i japë “OK” nisjes së zbatimit të projekteve të Tramit dhe Terminalit Multimodal, pas përfundimit të një takimi mes dy kompani të interesuara për zhvillimin e dy projekteve.
Deri më tani, Bozdo është shprehur se Bashkia ka hasur pengesë politike nga ana e mazhorancës, duke nisur që nga Këshilli Bashkiak ku e majta ka shumicën e deri tek firma e qeverisë.
Numri dy i Bashkisë ka prekur dhe çështjen e kthimit të sheshit “Nënë Tereza” në pedonale, duke saktësuar se që në pikënisje ka qenë një projekt i bashkisë. Bozdo shtoi se vendimi i qeverisë për të bërë ndalimin e parkimit të automjeteve në segmentin që lidh bulevardin me këtë shesh, hap probleme serioze për parkimin e makinave, por sipas tij ka një zgjidhje.
Për nënkryetarin Bozdo, urdhri qeverisë për të bllokuar parkimin ishte i pavend dhe në shkelje të kompetencave të Bashkisë së Tiranës