Bozdo: Po ndërtohet në një zonë të mbrojtur arkeologjike, IKMT: Ja si u veprua për ndërtimin pa leje

583
Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Enno Bozdo denoncoi sot ndërtimin e një objekti, në qendër të Tiranës. Sipas Bozdos ky ndërtim bëhet në një zonë arkeologjike dhe ka bekimin e IKMT-së dhe kryeministrit. “Ndodh nën hundën e Ministrisë së Brendshme, me bekimin e Edi Ramës, forcave të rendit dhe Inspektoritatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit. Po ndërtohet në një zonë të mbrojtur arkeologjike, aty ku ndërtimet janë rreptësisht të ndaluara. Inspektoriati që nuk lë fakir pa arrestuar me mistri në dorë, teksa lyen shtëpitë kësaj radhe ka heshtur”, tha Bozdo.
Nga tjetër i menjwhershwm ka qenw reagimi i Inspektoratit Kombëtar tw Mbrojtjes së Territorit. IKMT ka reaguar pas akuzave të nënkryetarit në ikje të Bashkisë së Tiranës, Enno Bozdo, lidhur me një ndërtim pa leje pranë kinema “Millenium”, në një zonë të mbrojtur. Në një deklaratë për mediat, IKMT sqaron rastin, për të cilin akuzohet nga Bozdo për mosveprim.
“Në datën 22 korrik 2015 në adresë në IKMT ka ardhur një shkresë-denoncim nga Ministria e Kulturës për një ndërtim në një zonë të mbrojtur pranë kinema “Millenium” në Tiranë. Inspektorët e IKMT kanë bërë inspektimin e objektit të denoncuar në ndërtim dhe kanë mbajtur procesverbalin për kundravajtje dhe gjobë për subjektin “IDA sha”. 
Në po këtë datë, 22.07.2015 kryeinspektorja e IKMT, Dallëndyshe Bici, ka firmosur vendimin për prishjen e këtij objekti. Sipas ligjit në fuqi, subjekti ka pesë ditë kohë për ekzekutim vullnetar të ndërtimit. Prishja vullnetare ka nisur dje në datën 23.07.2015 dhe sot në datën 24.07.2015 është duke u kryer pastrimi I territorit po nga ky subjekt. Ky sqarim për gjithë ata që vërtetë janë të interesuar dhe të shqetësuar për hapësirat dhe zonat e mbrojtura në Tiranë, për të cilët ne do të jemi gjithmonë në shërbim, edhe për ata që kujtohen të justifikojnë jo vetëm rrogën e katër viteve, në katër ditët e fundit”, thuhet në njoftimin e IKMT.
Sigal