Bota po mbyll kufijtë, Shqipëria “han pa porta”

218
Sigal

Analiza/ Engjëll Musai, drejtor i Telegraf: Shqipëria listohet si zonë e kuqe! BE dhe SHBA paralajmërojnë: Shmangni udhëtimet drejt Shqipërisë. Ky vendim i Perëndimit, së bashku me formularët online, tregon menaxhimin e keq të Covid, ku në Shqipëri mund të hyjnë “dërri dhe dosa”, klandestinë dhe emigrantë indianë, sirianë, afganë, bangladeshas, aziatik të cilët po sjellin me vete edhe virusin vdekjeprurës. Ndërkaq për shqiptarët, policia nuk kurseu gjobat për maskat, rrahjet e të rinjve dhe plumbat për orën policore

Shqipëria listohet si zonë e kuqe. BE dhe SHBA paralajmërojnë: Shmangni udhëtimet drejt Shqipërisë

Pandemia ka rifilluar të zgjasë kthetrat grabitqare, duke prekur, goditur, traumatizuar dhe marrë me qindra e mijëra jetë njerëzish kudo në botë. Por ndërsa shtetet, të cilat ndiejnë përgjegjësinë dhe përgjegjshmërinë për qytarët e tyre, po mbyllen duke vendosur masa të rrepta për hyrjet dhe daljet. Në Shqipëri ndodh krejt e kundërta. Në vendin tonë mund të hyjë gjithkush, sepse këtë e ka vendosur Kryeministri ynë. Mund të hyjnë arabë, bangladeshas, sirianë dhe lloj soj e sorollopi që nga Afrika, Amerika Latine, Azia etj. Në Shqipëri po hyjnë përditë me avionë me qindra afganë. Edhe këta falë “dhëmbshurisë’ së kryeministrit tonë human. Por si mund të jesh human me të huajt kur nuk do popullin dhe qytetarët e tu ? Po kush i vaksinoi këta endacakë që bredhin shtet më shtet duke kapërcyer gardhet e kufijve, duke shpërthyer dyert e furgonave dhe duke fjetur në shtëpitë dhe hotelet e Shqipërisë ? Dhe shteti bashkë me policinë e saj po shiten për disa aspra, pa ditur që këta shtetas po sjellin me vete edhe “ bombën e virusit të Covidit”. Ndaj edhe rastet në Shqipëri janë shumë më të komplikuara dhe numri po rritet në mënyrë të tmerrshme. E megjithatë organet e hetimit, prokuroria dhe SPAK heshtin për këtë maskaradë që qeveria dhe kryeministri po kryen me vendime personale. Qytetarët nuk janë kaq dritëshkurtër sa mendon Kryeministri dhe “zonjzat” e tij ! Ishte ky Kryeministër dhe “zonjzat”, ca si “luleshtrydhe” dhe ca si “limona të shtrydhur”, që morën vendimin më skandaloz të mos lejimit të hyrjes në atdheun e tyre, qindra dhe mijra shqiptarëve, që punojnë dhe jetojnë në Greqi , 1 javë para zgjedhjeve të 25 prillit.

 

Akti i nënshkruar nga ministrja e tij e shëndetësisë dhe Komiteti Anticovid , është një genocid i pastër dhe që një ditë do të çëojë në bankën e të akuzuarve të gjithë ideatorët dhe firmëtarët. Por le t’i kthehemi situatës së rëndë të Covidit që ka mbërthyer Shqipërinë. Pikërisht në kohën kur të gjitha vendet po kalonin Covid-19 dhe bashkë me ta edhe Shqipëria në skenë na del një tjetër mutacion i Covid-19 me emrin ‘Delta”. Origjina e “Deltës “ nuk dihej, por u shfaq në Indi. Në këtë situatë, njeriu që e la vendin pa kufij ku hynë “derri dhe dosa”, lejoi që aeroporti i Rinasit dhe hotelet e Tiranës të mbusheshin me qindra indianë çëdo natë, të cilët e përdornin vendin tonë si pik- tranzite për të kaluar në Europë, Kanada e SHBA, pa bërë karantinën. Dhe kjo ndodhi gjatë muajit gusht 2021. Pasojat tashmë dihen. Shqipëria është kthyer në një vend ku Covidi -Delta po bën kërdinë. Asnjë përgjegjësi nga të papërgjegjshmit që shqiptarët i mbytën në gjoba për 1 maskë, apo i vranë me plumba, pse theu orën policore. Dhe përsëri shteti hesht, organet e hetimit dhe ato të të drejtave të njeriut heshtin. Por hesht edhe organi që shqiptarët bënë sikur besuan dhe që quhet SPAK! Dhe për ti vënë kapak dyndjes së arabo-aziatikëve, në Shqipëri mbrrijnë edhe qindra afganë të cilët kanë filluar të shëtisin nëpër rrugët , lokalet dhe plazhet e vendit, por askush nuk interesohet nëse janë të vaksinuar, nëse janë mbartës të covid-it, apo të variantit “Delta”. Dhe përsëri kjo falë zemërgjerësisë së Bablokut, i cilipër këta dhe të tjera “qoka’ ka vënë në pazar interesat dhe fatin e tij politik. Në këtë shkrim modest nuk po merrem me gjendjen ku është shëndetësia shqiptare, as me faktin që pacientët hidheshin nga dritaret e spitaleve, as për Tiren me shoqe dhe shokë që grabisnin fukarenjtë. Jo. Nuk po merrem as me ilaçëet kontrabandë , as me mungesën e oksigjenit, as me ologarkët që shpenzuan plot 40 milion euro për trajtime në spitalet jashtë vendit dhe me avion çarter. Jo. Me këto do rimeremi pak më vonë dhe kur shteti duan apo nuk duan antishqiptarët do të bëhet. Sot po merremi pikërisht me hyrjen në Shqipëri të qindra e mijëra njerëzve, të cilët vijnë nga vendet e botës së tretë dhe si peshqesh na sjellin vdekjen nëpërmjet Covid-it. Kjo është arsyeja që sot Shqipëria po konsiderohet si vend me rrezik duke u futur në zonën e kuqe, dhe shqiptarët po futen nën regjimin e vizave, dhe po u ndalohet të lëvizin në Europë dhe së fundmi në SHBA. Ky është peshqeshi që “babloku i rilindjes” u bëri shqiptarëve. Ndoshta e kishte paralajmëruar kur tha se “prisni se nuk keni parë gjë akoma”. Dhe shqiptarët po e shikojnë. Jemi i vetmi vend ku për shëndetësinë 50% e qytetarëve paguajnë nga xhepi për ilaçëet, shërbimin dhe trajtimin, edhe pse për shëndetësinë paguhen taksa dhe sigurime shëndetësore . Dhe jo pak, por plot 250 milion euro çdo vit.