Borchardt: Liria e medias ka bërë progres, por ka ende punë

468
Sigal

Në forumin e IV vjetor të Zhvillimit të Medias, ambasadori i OSBE Bernd Borchardt tha se liria e medias ka bërë progres, por ka ende punë për të bërë.

“Duhet respektuar liria e medias. Liri për median do te thotë një media e përgjegjshme dhe me standard” u shpreh ambasadori.

Sot shënohet Dita Botërore e Televizionit. Kjo ditë simbolizon komunikim dhe globalizimin në botën bashkëkohore.Kjo ditë është shpallur nga Kombet e Bashkuara në vitin 1996 dhe i ka bërë bashkë për herë të parë, institucionet kryesore të industrisë mediale, Unioni Evropian i Transmetuesve (EBU), Asociacioni i Televizioneve Komerciale në Evropë (ACT) dhe EGTA Asociacioni i Radio Televizioneve me bazë në Bruksel.