“Bomba” në parlament Shehi-Ramës: Vërtet e lashë një gotë vere jashtë, por drogë s’kam marrë asnjëherë

510
Deputeti i Partisë Demokratike Dashamir Shehi ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama në seancën e sotme plenare.
Ndërsa Rama përmendi alkoolin dhe deputetët, Shehi e quan të turpshme dhe e cilëson kryeministrin ‘një halabak’. Kreu i LZHK-së i zgjedhur deputet në listën e PD-së thotë më tej se e ka lënë vërtet një gotë vere jashtë por se drogë nuk ka marrë asnjëherë.
“Dua ti përgjigjem kryeministrit se mora vesh me kishte përmendur kur nuk isha në sallë. Është e turpshme të më përmend jo qepa, jo rakia. U bëra kaq vite në këtë sallë. Nuk kam përmendur kurrë asnjë koleg. Por jo të më përmend një halabak. Unë vërtet e lashë një gotë vere shumë të mirë jashtë dhe kjo s’ka asgjë të keqe, por drogë nuk kam marrë asnjëherë”, ka thënë Shehi.
Sigal