Bogdani: Veliaj fsheh milionat, a po bën fushatë me paratë e Dzanashvillit

453
Opozita ka vijuar sot me akuzat ndaj kandidatit të mazhorancës për Bashkinë Tiranë. Në deklaratën e sotme të mbajtur pë median. Gerti Bogdani i bëri thirje Veliajt të bënte publike burimin e financimit të fushatës së tij. Gjithashtu ai akuzoi Veliajn se këto të ardhura mund të vijnë nga të ardhurat e marra nga biznesmeni Dzanazhvilli. 
Deklarata e plotë për shyp e z. Bogdani
Një javë më parë, Erion Veliaj fshehu shifrat dhe gënjeu kur tha se për fushatën e tij ka një buxhet prej 108 milionë lekë të vjetra.
Eshtë zbuluar se deri dje, Erion Veliaj ka shpenzuar më e pakta 1 milionë e 144 mijë euro vetëm për spote televizive, sipas tarifave zyrtare që mediat kanë depozituar në KQZ.
Kjo shifër sa vjen e rritet, sepse Erion Veliaj çdo ditë që mbetet e shton me dëshpërim shpenzimin e tij me reklama.
Por asnjë ditë ai nuk po bën transparencë për miliona euro që janë hedhur, ndërkohë që vendi është zhytur në varfëri, e familjet mezi mbyllin muajin.
Pyetja është;
Nga vijnë paratë e Erion Veliajt?
Kush është burimi i tyre?
Pse nuk jep shpjegime për lidhjet me rastet e bëra publike deri tani të pastrimit të parave?
A janë paratë e Dzanashvillit që mbulojnë luksin elektoral të Erion Veliajt?
Pse është zonja e tij gjithnjë dezhurn, sa herë bëhet fjalë për pastrim parash?
Erion Veliaj mund të fshihet, por këto janë fakte për të cilat ai do të gjykohet pas 5 ditësh, nga qytetarët e Tiranës.
Sepse nuk mund t’i besojmë votën dhe të ardhmen një njeriu që punën e bazon vetëm në reklama dhe reklamën e bazon në gënjeshtra.
Sigal