Boçi: Mbyllja e shkollave vendim kontravers, 120 mijë familje pa aparate për mësimin online

372
Sigal

I ftuar në edicionin e orës 19:00 në Syri Tv, ish-deputeti i Partisë Demokratike, Luciano Boçi, e ka cilësuar si një vendim kontrovers mbylljen e shkollave nga qeveria, ndërkohë që ka një sjellje tjetër për biznesin.

“Unë e kam konsideruar si një vendim kontrovers vendimin për mbylljen e shkollave sepse nuk përputhej me strategjinë e hapjes të ngadaltë që lidhet me situatën sociale dhe ekonomike në vend.

Kjo tregon që ka një panik të nëndheshëm të qeverisë dhe duhet të kërkohet shkaku për të këtë moskonkordancë, ku hap biznesi dhe mbyllet shkolla.

Kjo ka të bëjë me faktin që qeveria nuk ka bërë testime masive që të ketë një panorame të qartë të zonave të gjelbra dhe të situatës së përhapjes së pandemisë. Ne sot akoma nuk e dimë a e kemi kaluar pikun.

Kemi një kurbë të çuditshme në këtë situatë të amulltë ku mbetet vetëm improvizimi për biznesin, edhe për arsimin paranuiversitar, ku një pjesë duhet të shkojnë në shkollë për një periudhë 3 javore, sic janë maturantë, ndërsa një pjesë tjetër duhet të qëndrojnë në shtëpi.”

Sipas Boçi, dëmi tani është bërë.

“Dëmi është bërë. Është në pasojë e tij. Ishte e vetmja mundësi mësimi online që duhej shfrytëzuar. Ministria ka pretentuar që është investuar, ku tashmë shkolla jonë ishte inovative, por situata e pandemisë rezultoi që shkolla jonë është e papërgatitur për të kakluar në një situatë inovative të edukimit në distancë.

Këtë e pranoi edhe vetë ministrja që tha që mësuesit kaluan për 24 orë në një situatë të panjohur.

Pretendimet e ministrit apo edhe kryeminisrit për tableta, investime në teknologji, për klasat virtual, për dixhitalimin e teksteve kane qënë të mëdha, madje që ka pasur edhe një investim prej 3 milion euro, por që mesa duket kanë firuar.

Mësimi onlinë u dështua me sukses nga kjo qeveri.”

Boçi foli edhe për shifrat e qeverisë lidhur mbi familjet që morën shërbimin online të mësimit në banesa.

“Nëse bazohemi në shifrat e familjeve në nevojë, për të pasur një aparat smart, rezulton se 120 mijë familje kanë nevojë për ndihmë ekonomike, 70 mijë janë të përjashtuara nga skema dhe 50 mijë marrin një ndihmë ekonomike minimale që shkon për shpenzimet e përditshme dhe që nuk shkon për internet dhe aparate smart.

Dhe po jap një të dhënë tjetër. Që ka dalë nga sondazhi i Ministrisë së Arsimit.

42 perqind e prindërve të anketuar janë pa punë. Si e siguruan internetin?

Orët online për mua nuk duhen konsideruar. Përgjatë këtyre dy muajve është bërë sikur është bërë mësim.”