Boçi i përgjigjet Bardhit: Të dyshosh tek ata që përballuan masakrën zgjedhore të 25 prillit, është e pandershme

265
Sigal

Nga Luçiano Boçi

DY FJALË…

Demokratët e Elbasanit dhe kur kanë firmosur dhe kur jo, kanë shprehur vullnetin dhe bindjen e tyre, larg çdo presioni apo miklimi të çfarëdolloji.

Të hedhësh hije dyshimi mbi ata që përballuan me guxim masakrën zgjedhore të 25 prillit, për më tepër për guximin e tyre, është e pandershme dhe politikisht jo korrekte.

Unë jam përulur me respekt dhe do vazhdoj të jem falenderues për punën dhe sakrificën sublime të tyre!

Mua dhe të tjerët na ulën në parlament vota dhe mundi i atyre që kanë firmosur dhe atyre që nuk kanë firmosur për Kuvendin e 11 Dhjetorit.

Asnjë gjykim dhe paragjykim për askënd!

Vetëm borxh ndaj tyre, falenderime e bekime!

Pa ATA s’ka fitore!

Pa ATA s’ka bashkim!

Pa ATA s’ka PD!

Image