Blushi akuza të forta Frrok Çupit e Baton Haxhiut: Qenër të UDB-së!

991
Sigal

Pas akuzave të Frrok Çupit në Top Channel si dhe të Baton Haxhisë në TV Klan këtë të enjte, akuza të cilat ishin fyese dhe denigruese për Presidentin e Republikës, ka reaguar zëdhënësi i Presidentit Tedi Blushi:

“Nuk mund t’i ndalojmë qentë të lehin! Edhe kafshët kanë të drejtat e tyre! Sidomos qentë e rrugës dhe të UDB-së në këto kohë të fantazmave me shkëmbime territoresh!”- shkruan Blushi në statusin e tij shpërndarë për mediat.

Komentet politike apo analiza sipas këndvështrimit të tyre janë të pranueshme në media, aq me tepër kur flitet për dy gazetarë të njohur si Baton Haxhia dhe Frrok Çupi, por ku kalohet caku etik dhe përdoret zhargon fjalësh që nuk u shkojnë dy gazetarëve, natyrisht që reagimi i Blushit nuk mund të mos ishte i egër.

Gjithsesi është koha që edhe drejtuesit e emisionëve televizive, kur ka fyerje dhe mungesë etike, duhet të ndërhyjnë, pasi jo vetëm ruajnë emisionin e tyre apo median ku janë, porse ruajnë edhe akuzuesit të mos shkojnë kaq larg në fyerje.