Bllokimi i rrugës në Elbasan, Boçi: Vdekja që Edi Rama kërkon të mbjellë, do ta marrë me vete në fatin e tij politik

105
Sigal

Ish-deputeti i PD-së, Luçiano Boçi, përmes një postimi në facebook ka komentuar bllokimin e rrethrrotullimit në Bradasheshit.

Sipas tij, regjimi kërkon oksigjen nëpërmjet terrorit dhe marrjes së asaj pak lirie të njerëzve, pasi i ka grabitur çdo gjë tjetër.

”Përballja s’ka për të vonuar dhe vdekja që Edi Rama kërkon të mbjellë, do ta marrë me vete në fatin e tij politik, të volusor tashmë në rrënojat e kazmës së tij ndaj historisë e demokracisë”.

Postimi i plotë

Për të parë tmerrin që ka pushtuar regjimin e Ramës nga reagimi qytetar, nuk mjaftojnë vetëm pamjet e vrerosura të kalorësit të çmendur të apokalipsit historik e kulturor. Ai lexohet mirë me dhunën dhe arrogancën e policisë së partisë. Grahmat e fundit kanë hyrë në fazën e numërimit mbrapsht. Me urdhër të grahmave të tij dhe sot, megjithëse është dita e hapjes së madhe, është bllokuar përsëri rrethrrotullimi i Bradasheshit, Elbasan në drejtim të Tiranës. Regjimi kërkon oksigjen nëpërmjet terrorit dhe marrjes së asaj pak lirie të njerëzve, pasi i ka grabitur çdo gjë tjetër. Por përballja s’ka për të vonuar dhe vdekja që Edi Rama kërkon të mbjellë, do ta marrë me vete në fatin e tij politik, të volusor tashmë në rrënojat e kazmës së tij ndaj historisë e demokracisë.