“Bllokimi i Rinasit”, Gjosha: E paimagjinueshme që pas 8 vjetësh qeverisje, për një problem kaq banal të thuhet “është faji i Saliut”

194
Sigal

Ish-ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha ditën e sotme, me anë të një postimi të shpërndarë në rrjetet sociale ka reaguar pas bllokimit e Rinasit ditën e sotme

“U duhen 4 vjet të marrin një license ndërkombëtare dhe vit për vit bëjnë testime teknike dhe psikologjike. T’i largosh nga puna me një telefonatë është e paimagjinueshme! Akoma më e paimagjinueshme është që pas 8 vjetësh qeverisje për një problem kaq banal të thuhet akoma pa lidhje “është faji i Saliut”.”,- shprehet ish-ministrja Gjosha në reagimin e saj.

 

Reagimi i saj i plotë:

Bllokimi i Rinasit tregon jo vetem paaftësinë e kësaj qeverisje, por dhe autoritarizmi e saj. Kontrollorët e Rinasit nuk mund të trajtohen si specialistët e Ministrive pasi janë të veçantë për profilin e punës që kryejnë.
U duhen 4 vjet të marrin një license ndërkombëtare dhe vit për vit bëjnë testime teknike dhe psikologjike. T’i largosh nga puna me një telefonatë është e paimagjinueshme!
Akoma më e paimagjinueshme është që pas 8 vjetësh qeverisje per një problem kaq banal të thuhet akoma pa lidhje “është faji i Saliut”.
Në 25 Prill duhet ta largojmë sa më parë të paaftët dhe ata që mendojnë se pushteti është një mjet për të goditur qytetarët!