Blinken në Tiranë, zëdhënwsi i DASH: Riafirmim i mardhënieve SHBA-Shqipëri

24
Sigal

DASH ka zbardhur axhendën e Antoni Blinken në Tiranë. Vizita e tij 9 orëshe pritet të nis mesditën e sotme ku rreth orës 11:00 avioni do të zbresë në aeroportin “Nënë Tereza”. Sekretari i DASH, Blinken do të takohet me Presidentin Bajram Begaj dhe kryeministrin Edi Rama. Sipas ekspertëve të politikës, vizita është e rëndësishme për aleancën strategjike të Shqipërisë me SHBA-të

Departamenti Amerikan i Shtetit ka zbardhur axhendën e Antoni Blinken në Tiranë. Vizita e tij 9 orëshe pritet të nis mesditën e së enjtes ku rreth orës 11:00 avioni me të cilin Blinken udhëton pritet të zbresë në aeroportin “Nënë Tereza”.

Në Rinas, për disa minuta ai do të kryejë një takim me Ministrin e Jashtëm dhe pas lënies së Rinasit nis edhe axhenda e turit të takimeve të zyrtarit të lartë amerikan. Presidenti Bajram Begaj dhe Kryeministri Edi Rama pritet të jenë zyrtarët më të lartë shtetëror, të cilët do të zhvillojnë takime kokë më kokë me kreun e Departamentit Amerikan të Shtetit, ku mesazhet që do të jepen do të jenë për të ardhmen e Shqipërisë, Ballkanit Perëndimor dhe Europës gjatë një deklarate të përbashkët ndërmjet Ramës e Blinken parashikuar në harkun kohor 16:00-19:00.

Gjatë vizitës së tij në Tiranë, Blinken do të ketë pjesë të delegacionit edhe ish-ambasadoren amerikane në Tiranë, Yuri Kim, e cila tashmë ka një detyrë më të lartë në DASH. Axhenda e Blinken në Tiranë do të mbyllet me një takim me rreth 100 të rinj që kanë qenë pjesë e programeve mbështetëse të ambasadës Amerikane. Gjithashtu ende mbetet e paqartë nëse sekretari amerikan i shtetit pritet të ketë takim edhe me kreun e SPAK, Altin Dumani.

Janë zbardhur edhe 2 marrëveshjet mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës që pritet të nënshkruhen nesër nga Blinken. Këshilli i Ministrave miratoi në parim vendimet për marrëveshje me SHBA-të mbi programin e shkëmbimit akademik “Fullbright” si dhe memorandumin e bashkëpunimit Shqipëri-SHBA kundër manipulimit të informacionit të shtetit të huaj.

Blinken do të largohet nga Shqipëria rreth orës 20:00 të kësaj të enjte ku nga Tirana do të udhëtoi drejt Gjermanisë.