Blerina Llalla: Strategjia e humbësve!

299
Sigal

Akti i sotëm i ndodhur në kryeqytetin e Shqipërisë të bën të lexosh strategjinë dritëshkurtër të atij që ka filluar të ndjehet sulltan i Tiranës! Po si mund të dalë një lider i suksesshëm nga një show i tillë?! Si nuk u ndale të mendosh kujt i shërben kjo, dhe sa ndikon në imazhin e Bashkisë të majtë, për pasojë dhe vetë të majtës në këtë fazë lektorale? Ç’farë të mire do sillte një akt i tillë në këto çaste përveçse një provokim të shëmtuar qe me plot të drejtë mund të lexohet dhe si një presion, tendencë për të treguar që jam i fortë mbi ju! Akt provokues mbi konkurentin në emër të pushtetit! Por jo pushteti nuk aplikohet kështu!

Kujt i vlejti e gjitha?!
Një lider në karrierë, një strateg i denjë në çdo kohë do ta kishte evituar një situatë të tillë. Edhe sikur ligji t’ia përcaktonte, do gjente një mijë e një interpretime që ta spostonte afatin e përdorimit të objektit deri në një moment te dytë pas zgjedhjeve! Kjo nëse do të logjikonte siç duhej për të fituar pikë në avantazh të vetes me fytyrë nga e ardhmja. Por jo, keni krijuar disa koncepte të gabuara, që me kundërshtarët dhe me popullin i dilet vetëm me forcë, me zhdrejtësi dhe shtypje!

Një muaj përpara zgjedhjeve?! Veprim i gabuar! Nje muaj s’kushton asgjë! Në një kohë që po falni tendera pafund, para e ushqime në emër të fushatës! Nje lider fisnik nuk do bënte atë që bëri Kryetari i bashkisë Tiranë sot! Që stregoi asgjë tjetër veç dëshirën për provokim, në një kohë që qytetarët e Tiranës kan pyetje, ankesa e kërkesa të tjera. Sa për çështjen në fjalë, një rrëmujë që mund ta kishit kursyer për të pasur vetëm avantazhe. Në disavantazh ju çoi reagimi i menjëhershëm i të gjithë aktorëve të përfshirë po aq sa dhe vetë përgjigja nga ana e KQZ.

Veprime të tilla nuk janë garante te sigurisë dhe qetësisë së ushtrimit të aktivitetit të forcave politike në këto fazë elektorale. Kush sulmon i pari, një hall e ka!
Kjo i kushton dhe imazhit të forcës politike që ju përfaqësoni, përtej dhe sfidës tuaj të brendëshme. Sot thjesht humbët disa pikë! Shumë ndoshta! Ndoshta juve dhe Kryeministrit nuk jau vrasin syrin e veshin, por ja që duhet! Edhe pse erdhi në një ditë ku gjëra më të mëdha po gatueshin dhe kur Bashkia Tiranës u vu në objektiv për çështjen e pagesave të prapambetura këtu e 10-vjet për bebet, nismë që vjen në prag votimesh, që njerëzit të gënjehen e ta mbajnë mend me shpresën që do kthehet në vote. Por jo, duhet ta mbani mend ju tani që njerëzit në kulmin e inteligjencës teknologjike nuk mund të gënjehen më. Sidomos me strategji të vjetra.

Mos harroni dhe se ato bebet sot mund të jene gjenerata e re që trajnohen si të shesin mallra dhe banane. Ose kan filluar nga puna dhe ai 5-mij lekëshi sjau zgjidh hallet. Kshu që valuta e votës tuaj është duke u lëkundur shumë.

Për tia dalë të ruani sado pak vota?
E thejshtë:- Duhet të ndaloni provokimet!
Por ju pa to s’ndiheni gjallë, dhe pa to nuk ecni dot! Pa to, ju nuk largoni dot vemendjen nga përgjegjësitë tuaja dhe i shmangeni akteve të transparencës! E po mendojeni, se me provokime nuk i dilet! As me presion! Se ndodh dhe ta kthejnë njësoj, ose me fort!
Me vepra dhe me votë!