Blendi Klosi: Sekretari i Përgjithshëm i PS: Të sigurojmë energji të reja për zgjedhjet si në parti dhe në ato vendore në Himarë

17
Sigal

Në mesjavë në një takim me organizatat socialiste në Himarë, në kuadër të procesit të rienergjizimit të Partisë Socialiste, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Blendi Klosi, kërkoi më shumë punë për energji të reja. Nga Himara ai kërkoi dyfish energji, jo vetëm për procesin e brendshëm partiak të zgjedhjeve të reja, por edhe për ato vendore që duken në horizont për Himarën. “Jemi këtu për dy arsye. E para, për atë çfarë po bëhet në të gjithë organizatat si edhe për atë detyrën e anëtarësimeve të reja që bëmë, e realizuam në gjithë Partinë Socialiste të Bashkisë Himarë. Procesi i rienergjizimit që është procesi që ka të bëjë me zgjedhjen e kryetarëve të organizatave dhe ju të gjithë keni detyrë që të kemi një proces sa më të plotë të zgjedhjeve në bashki, process, i cili nuk ka të bëjë vetëm me caktimin e kryetarit, por ka të bëjë me gjithë rienergjizimin e Partise Socialiste. Sa do ja dalim ne që Partia Socialiste e Himarës, të rimarrë energjitë në gjithë Shqipërinë? Sa do ja dalim që në të gjithë strukturën tonë të kemi një energji të re përsa i përket zgjedhje që kemi në parti, por edhe zgjedhjeve të ardhshme që do të kemi në Bashkinë e Himarës? Pra kjo kërkesë e imja është që e gjithë struktura e Partisë Socialiste të jetë dy herë e mobilizuar për gjithë procesin e zgjedhjeve të partisë për energjizimin e Partisë Socialiste, për punën e të gjithë strukturës sonë, por edhe me gjithë qytetarët për të realizuar detyrën e asamblesë për shtimin e anëtarëve të Partisë Socialiste për korrigjimin e problematikave me të gjitha organizatat. Problematika që kanë të bëjnë me të rinjtë, që kanë të bëjnë me gratë, që kanë të bëjnë me bashkëkryetarin burrë edhe grua te çdo mbledhje të organizatave përveç se zgjedhjeve të kryetarëve të rinj dhe zgjidhen edhe delegatët e rinj, pra që të propozohen delegatët e rinj në kongres.”