Blendi Klosi: Kërkesat e opozitës të jenë në përputhje me Kushtetutën

33
Sigal

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Blendi Klosi gjatë një interviste televizive foli për kërkesën e opozitës lidhur me ngritjen e komisioneve hetimore. Ai tha në formatin “Kjo Javë” se Partia Socialiste nuk është kundër, por kërkesa duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën dhe legjislacionin shqiptar. “Ne nuk jemi kundër ngritjes së komisioneve hetimore, por duhet të jenë në përputhje me Kushtetutën dhe me legjislacionin shqiptar”, u shpreh Klosi i cili komentoi edhe mbi zhvillimin e mbledhjeve të komisioneve online, për të cilat tha se janë një mënyrë elegante për shfaqjen jo të drejtë dhe absurde që deputetët e opozitës bëjnë në Parlament. “Zhvillimi i mbledhjeve online janë një mënyrë e mirë elegante për shfaqjen jo të drejtë e absurd në Parlament. Pse munden ata që fizikisht të ndërpresin seancat? Apo dhe marrja e karriges, çka se nuk ulesh në karrige, rrimë në këmbë. Fakti që s’kanë njerëz në protestë do të thotë se nuk kanë mbështetës. Mungesa e njerëzve, mbështetjet popullore çon në këtë veprim që është shumë fëmijëror. Mungesa e këtyre argumenteve çon situatën në absurd.”,- tha ndër të tjera sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Blendi Klosi.