Blendi Fevziu: Ka një video-përgjim për një tjetër ministër të Ramës

920
Sigal

Materialet e publikuara nga Partia Demokratike kundër ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj dhe vëllait të tij nuk duket se nuk janë të vetmet. Gazetari Blendi Fevziu është shprehur sonte në mbrëmje se ka një video-përgjim edhe për një ministër tjetër të kabinetit ‘Rama 2’. Fevziu nuk dha më tepër detaje se për çfarë bëhet fjalë konkretisht, por u shpreh se ka dijeni për një material të tillë. Deklaratat ai i bëri në Abc News duke komentuar aktualitetin politik në vend.