Blenard Nonaj takim me studiuesin Nuri Çuni: Zë i fuqishëm me kontribute të mëdha për Skraparin

662
Sigal

Dr. Blenard Nonaj, kandidat i LSI në Qarkun e Beratit ka takuar sot në Skrapar studiuesin e njohur, Nuri Çuni.
Në një mesazh në rrjetet sociale, Nonaj shprehet se takimi me njerëz si Nuriu, të cilët kanë dhënë kontribute të mëdha për Skraparin, janë frymëzuese dhe inkurajuese në misionin tonë për t’i shërbyer sa më mirë Skraparit dhe popullit të mrekullueshëm të tij.

“Sot pata kënaqësinë të takohesha me një nga zërat më të fortë dhe më të palodhur për promovimin e vlerave historiko-kulturore të rrethit të Skraparit, mësuesin, historianin dhe studiuesin e njohur z. Nuri Çuni.
Si ish-drejtues për 10 vite me rradhë i Muzeut të Skraparit, Nuriu njihet për pasionin e tij të jashtëzakonshëm për promovimin e historisë së Skraparit, duke filluar nga periudha e fiseve ilire deri në epokën e lavdishme të popullit të trevës sonë, atë të luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare. Me dhjetëra studime, libra dhe aktivitete për historikun e Skraparit dhe personaliteteve të njohura historike të kësaj treve mbajnë autorësinë e Nuri Çunit, i cili gjithashtu është edhe themeluesi i shoqatës shumë të nderuar dhe shumë aktive të komunitetit të skrapalinjve në të gjithë Shqipërinë, shoqatës “Tomorri”.
Takimi me njerëz si Nuriu, të cilët kanë dhënë kontribute të mëdha për Skraparin, janë frymëzuese dhe inkurajuese në misionin tonë për t’i shërbyer sa më mirë Skraparit dhe popullit të mrekullueshëm të tij”, shkruan ai.