Biznesi i Blendi Gonxhes përfiton 2 mln euro me “E-transport”

281
Sigal

Projekti 2 milionë euro i Blendi Gonxhes dhe AKSH  me “E-Transportet”

Një vjedhje tjetër e madhe po bëhet gati nga Transportet e Blendi Gonxhes dhe nga AKSHI i Mirlinda Karçanaj.  2 milionë euro vetem për të regjistruar në një bazë të dhënash, linjat e transportit mes qyteteve. Ish-deputeti i PD-së, Endri Hasa denoncoi dje një projekt prej 2 milionë eurosh,  që sipas tij  po bëhet gati për të regjistruar në një bazë të dhënash linjat e transportit mes qyteteve. Denoncimi i Endri Hasës: “Një vjedhje tjetër e madhe po bëhet gati nga Transportet e Blendi Gonxhes dhe nga AKSHI  i Mirlinda Karçanaj. 2 milionë euro vetem për të regjistruar në një bazë të dhënash linjat e transportit mes qyteteve. Një punë që do shumë herë më pak para, Blendi Gonxhe  dhe  AKSHI  po e shesin sikur po ndërtojnë “sistemet e “NASA”-s. Po harxhojnë 2 milionë euro për të krijuar gjoja një projekt të ri për “E-Transport”, ndërkohë që në sistemet aktuale të DPSHTR-së dhe AKSHI-t ekzistojnë tashmë 80% e moduleve dhe pajisjeve që po shiten për 2 milionë euro. Vjedhja është e hapur, e dukshme, sepse fituesit është i paracaktuar. Qëllimi i projektit është i thjeshtë, si të trasferohen 2 milionë euro taksa të qytetarëve nga arka e shtetit, drejtpërdrejtw  në xhepat e drejtorëve hajdutë të “Rilindjes” dhe miqve të tyre. Prokuroria duhet ta hetojë këtë vjedhje flagrante në drejtorinë e Blendi Gonxhes. Dhe kjo nuk është e vetmja…