Shqipëria digjet, Peleshi krihet

406
Sigal

 

Shteti asnjë masë për zjarret, KLSH zbulon situatën kaotike dhe si po abuzohet me helikopterët. Nuk blejmë dot avionë, për zjarret i marrim me qira 100 orë në vit

 Institucionet shqiptare nuk kanë asnjë mjet dhe asnjë plan për të përballuar zjarret. Pak ditë më parë u shkrumbua Sazani dhe u desh marrja e helikopterëve nga Greqia për të normalizuar situatën. Ndërkohë vera sapo ka filluar dhe parashikohet një periudhë e nxehtë, e cila mund të sjellë probleme në shumë zona. Por edhe pse çdo vit digjen me mijëra hektarë pyje, institucionet qendore dhe ato vendore nuk kanë marrë asnjë masë.

Madje Ministri Niko Peleshi deklaroi në Komision para deputëtëve se Shqipëria është një vend i vogël që nuk ka pse të ketë avionët e saj që përdoren vetëm për një muaj dhe kërkon kosto të madhe mirëmbajtje. Ai ilustroi me shembullin se një avion kanadez kushton 50 milion euro për ta përdorur një muaj. Ndoshta  ministri nuk e ka dëgjuar që sipas ekspertëve dëmet që shkaktohen nag djegia e kullotave, pyjeve, hektarë të tëra toke, male dhe rrezikohen banesat e qytetarëve  arrijnë një shifër tepër të frikshme, deri në mbi 400 milionë euro. Mesa duket kjo shumë parash është e papërfillshme që të çojë në shpenzimin e 50 mln. eurove që flakët të mos përcëllojnë çdo verë Shqipërinë.

Nga 61 bashki në shkallë Republike, janë marrë të dhëna në 55 prej tyre, në të cilat raportohen 152 zjarrfikëse. Nga këto 131 në gjendje pune, 8 me defekte të vogla, 3 me defekte të konsiderueshme, 10 jashtë përdorimit dhe 36 të patarguara…

Gjithashtu tentoi të ironizonte dhe madje dhe të pranonte faktin e turpshëm, ku pas çdo zjarri ndërhyrja për fikjen e flakëve bëhet me lopata dhe pa pajisjet e duhura siç i ka për hije dhe një vendi anëtar i NATO-s: “Kur zjarri merr përmasa të mëdha duhet ndërhyrja me trupa. Pavarësisht se janë përqeshur në publik si të paveshur. Ushtarakët ngjiteshin në këmbë në majë të malit. Çfarë mund të merrnin me vete më shumë se një lopatë,-tha Peleshi. Ai tha se Qeveria ka vendosur të blejë orë fluturimesh të mjeteve të specializuar për emergjencat civile.

Ka qenë Kontrolli i Lartë i Shtetit, ai i cili ka kryer një auditimi të gjerë dhe ka konstatuar se situata është mjaft kaotike sa i takon mjeteve për fikjen e zjarreve. Bashkitë kanë makina shumë të vjetra, ndërsa vetëm një helikopter është në kushte pune. Sipas KLSH, për periudhën 2004 deri më datë 10.12.2021 që përfundoi auditimi, Republika e Shqipërisë nuk ka Strategji Kombëtare për Zvogëlimin e Riskut nga Fatkeqësitë, dhe vlerësimi i riskut nga fatkeqësitë në nivel qendror. “Mungesa e këtij dokumenti ka bërë të pamundur parashikimin e fatkeqësive dhe pasojave të mundshme nga fatkeqësitë, duke pamundësuar të bëhet vlerësimi i duhur i mbrojtjes nga rreziqet përkatëse dhe masat parandaluese për mbrojtje, shpëtim dhe ndihmë”,- shprehet KLSH.

Sipas raportit, nga 61 bashki në shkallë Republike, janë marrë të dhëna në 55 prej tyre, në të cilat raportohen 152 zjarrfikëse. Nga këto 131 në gjendje pune, 8 me defekte të vogla, 3 me defekte të konsiderueshme, 10 jashtë përdorimit dhe 36 të pa targuara (pa dokumentacion). Shumë nga zjarrfikëset në dispozicion janë të vjetruara (disa që datojnë nga vitet gjashtëdhjetë), janë në gjendje të keqe dhe nuk janë të ndërveprueshme sepse janë dhuruar nga vende të ndryshme.

“Numri i zjarrfikësve profesionistë për vitin 2021 është 1295. Popullsia në Republikën e Shqipërisë më 1 janar 2021 është 2,829,741 banor. Numri i banorëve/zjarrfikës për vitin 2021 është 2,185, duke kaluar 205 banor për zjarrfikës, në kundërshtim me Ligjin 152/2015 “Për shërbimin e mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimin” neni 7, pika 5 – Bashkive dhe njësive administrative u mungojnë pajisjet mbrojtëse personale dhe pajisje të jashtme për shuarjen e zjarreve, si: Kostume anti zjarr, kundragaz, çizme kundra zjarrit, doreza kundra zjarrit etj. Pompa shpine gjithsej 243, nga këto profesionale 221, të zakonshme 22, fikse me pluhur 568, me CO2 92, pompa thithëse 23 dhe pompa të ndryshme 55”,- shprehet KLSH.

KLSH ka konstatuar shkelje sa i takon përdorimit të helikopterëve nga ushtria. Sipas raportit, Ministria e Mbrojtjes nga 4 helikopterë gjithsej, ka në gjendje operacionale vetëm një helikopter të gatshëm, i cili është përdorur gjatë operacioneve të shuarjes së zjarreve të rëna në vendin tonë gjatë verës së këtij viti.

“Shpenzimi prej 36,069,300 lekë për blerjen e shërbimit me dy helikopterë nga shoqëria “V.H.” nga AKMC, nuk do të ishte kryer në qoftë se Ministra e Mbrojtjes do të kishte përdorur kapacitetet e veta operacionale, si dhe AKMC nuk do të ishte drejtuar Mekanizimit Evropian të Mbrojtjes Civile ERÇ, për ndihmë ndërkombëtare, ndihmë, e cila ka ardhur nga Shteti Hollandez me 3 mjete Helikopter dhe 76 veta personel, Republika Çeke me 2 mjete Helikopter me 7 veta personel. Gjithashtu USAID ka ofruar asistencë teknike mbi metodat e shuarjes së zjarreve në pyje me 4 veta personel, të cilët lehtësuan procesin e shuarjes së zjarreve në vatrat më kritike të vendit”,- thekson KLSH.

Ministri Peleshi refuzon të blejë avion 50 mln. euro për shuarjen e flakëve dhe nuk i bën përshtypje se dëmet e shkaktuar arrijnë shifrën alarmante mbi 400 mln. euro. Kurse flakët vijojnë të shuhen me lopata si në mesjetë

Më tej janë gjetur shkelje me procedurat tenderuese të Agjencisë së Mbrojtjes Civile për marrjen e helikopterëve me qera. Sipas KLSH, AKMC, në ndërhyrjen për fikjen e zjarreve nga ajri në muajin gusht 2021, ka kryer procedurë prokurimi për sigurimin e dy mjeteve ajrore, pa kompetencë (tagër ligjor) të deleguar nga Ministri i Mbrojtjes. Veprim në kundërshtim me Udhëzimin e Ministrit të Ministrisë së Mbrojtjes nr. 3, datë 13.02.2015 “Për prokurimin Publik në Ministrin e Mbrojtjes, Strukturave të vartësisë dhe në Forcat e Armatosura”, dhe ligjet e tjera.

Sipas raportit, kualifikimi, shpallja fitues e operatorit ekonomik “V.H.” nga KVO, si dhe lidhja e kontratës, është kryer në mënyrë të padrejtë. “Operatori ekonomik “V.H.” shpk nuk disponon asnjë mjet të fluturimit ajror, por ka aktmarrëveshjen e datës 07.06.2020 ndërmjet Operatorit ekonomik “V.H.”shpk, dhe Kompanisë A.I.G.C Gjermani, dokument i pavlefshëm për tu marr në konsideratë pasi: Marrëveshja nuk ka të përcaktuar vlerën e qirasë. Konfirmimin që qiraja është miratuar nga autoritetet aeronautike të qiramarrësit. Konfirmimi i operacioneve të linjave ajrore dhe manualeve të fluturimit. -Dy kopje të manifestit të ngarkesës (depozitës së ujit), etj.”, thekson raporti.

Po ashtu janë gjetur dhe dëme në buxhet, pasi helikopteri është paguar dhe për rrugën që ka bërë nga Gjermania në vendin tonë. “Është likuiduar shoqëria “V.H.” për vlerën 36,069,300 lekë, për 89.06 orë pune operacionale të helikopterëve të kontraktuar për fikjen e zjarreve. Regjistri i mbajtur për orët operacionale të helikopterëve më datë 03.08.2021, pasqyron Berlin(Gjermani)-Shqipëri 11,53 orë operacionale x 405,000 lekë/ora = 4,669,650 lekë, veprim në kundërshtim me pikën 2.6 të marrëveshjes në të cilën është shprehur në mënyrë eksplicite se “Njësia mbi të cilën bëhet përllogaritja e shpenzimeve të kryera, është për orë pune operacionale ku “Kohë pune operacionale”, do të konsiderohet koha nga momenti i ngritjes së helikopterëve nga V. Baldushk-Tiranë deri në kthimin në Baldushk-Tiranë….”,- shprehet KLSH.