“Bilbilfryrësit” dështuan të sinjalizojnë për korrupsionin, vetëm 9 raste në 2020, një u kërcënua

163
Sigal

“Sinjalizuesit” e cilësuar ndryshe dhe “bilbifryrësit” në rastin e dyshimit për korrupsion nuk kanë funksionuar as në vitin 2020.

Sipas raportit të ILDKPKI, janë 9 raste që kanë denoncuar abuzime, prej të cilëve nga hetimi një ka përfunduar me gjobë ndaj shkelësit.

Por po ashtu në një rast ka pasur tentative për tu hakmarrë ndaj sinjalizuesit e për këtë është kërkuar mbrojtje si dhe është gjobitur titullari.

Në raport nuk bëhet i ditur se në cilin institucion janë zbuluar shkelje, por duket se ka të bëjë me drejtësinë.

Kjo pasi për tentativën e hakmarrjes është paraqitur raport në Kontrollin e Lartë të Shtetit, Inspektoratin e Lartë të Drejtësisë, Komisionin e Pavarur të Kualifikimit dhe  autoritetin qendror publik.

Sipas raportit konflikti është zgjidhur me një tjetër gjobë.

Ndërkaq në vitin e shkuar kanë bërë deklarimet e pasurisë 3769 persona, nga të cilët 450 pëër nisjen e detyrës.

Për shkak të funksionit por dhe denoncimet e bëra nga qytetarët është ushtruar kontroll ndaj 769 personave në të cilët 33 janë gjetur me shkelje dhe janë gjobitur.

Prej vitit 2014 janë ndëshkuar 1759 zyrtarë  dhe janë denoncuar 502 zyrtarë në institucionin e parandalimit të pastrimit të parave.

Po ashtu në 72 raste është bërë kallëzim penal.