Bien akuzat për shpërdorim detyre, Gjykata Fier: Kryebashkiaku Zeqo i pafajshëm

502
FIER – Shpallet i pafajshëm nga gjykata e Fierit kryebashkiaku i këtij qytetit Baftjar Zeqo i vënë nën akuzë për shpërdorim detyre.
Vendimi u mor në seancën gjyqësore të zhvilluar këtë të enjte ndërsa mësohet se Prokuroria do ta apelojë vendimin e Gjykatës së Shkallës së parë.
Organi i akuzës kishte kërkuar dënimin me dy vjet burg për kreun e Bashkisë së Fierit Baftjar Zeqo, i zgjedhur nën siglën e Partisë Socialiste por që nuk kandidon më për garën elektorale të 21 Qershorit.
Sigal