Biberaj: Të bëhet publike marrëveshja e fshehtë ndërmjet Hashim Thaçit dhe Aleksandër Vuçiç

479
Sigal

Anëtari i Këshillit Kombëtar në Partinë Demokratike Aleksandër Biberaj i kërkon kryeministrit Edi Rama që të shprehet publikisht nëse ka dijeni lidhur me marrëveshjen e mundshme mes Hashim Thaçit dhe Aleksandër Vuçiçit, që u denoncua sot nga kryeministri i Kosovës Albin Kurti.

Përmes rrjeteve sociale, po ashtu, Biberaj kërkon që të bëhet publike marrëveshja e fshehtë ndërmjet Hashim Thacit dhe Aleksandër Vuçiçin!

Reagimi i plotë i Aleksandër Biberajt:

Të bëhet publike marrëveshja e fshehtë ndërmjet Hashim Thaçit dhe Aleksandër Vuçiçin! Edi Rama të shprehet publikisht nëse ka dijeni për këtë marrëveshje!

Të dashur miq,

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka deklaruar sot në Kuvendin e Kosovës, se Hashim Thaçi e ka marrëveshjen e gatshme me Aleksandër Vuçiçin. Në kushtet kur Hashim Thaçi ka kohë që po punon kundër interesit të Kosovës dhe popullit të Kosovës, është imperativ urgjent që të bëhet publike marrëveshja e fshehtë që ka me Aleksandër Vuçiçin (pa dijeninë e parlamentit, të qeverisë, të partive politike, dhe as të popullit të Kosovës) me mbështetjen dhe inicimin e lobingjeve financiare dhe politike anti-shqiptare. I bëj thirrje publike Kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama që t’i tregojë shqiptarëve nëse ka dijeni për këtë marrëveshje!