Biberaj: Tani është koha! Frikë jo, përballje, aksion opozitar për të ndryshuar realitetin, po!

462
Sigal

Postimi i plotë i Aleksander Biberajt:

  1. Kryeministër hiq gjendjen e shtetrrethimit duke larguar së pari ushtrinë dhe policinë nga rrugët! Klika në pushtet po sillet me liritë tona qytetare si juntë ushtarake! Kthe normalitetin jo me pikatore dhe lëri qytetarët të jetojnë në lirinë e tyre të dhënë nga zoti, natyra dhe demokracia! Opozita duhet të marrë përgjegjësitë e veta para qytetarëve dhe kombit!
    Frikë jo, aksion opozitar, perballje po!

Të dashur miq,
Siç shihet situata po i rikthehet normalitetit, pavarësisht se unë personalisht gjykoj se situata e pandemisë është keqperdorur që nga “dita zero” apo “pacienti zero”, nga klika në pushtet, e cila që nga koha e tërmetit por sidomos gjatë pandemisë ka marrë formën e një junte ushtarake të pakontrolluar.

Situata është ekzagjeruar, amplifikuar dhe tepruar me qellime të errëta e të mbrapshta për përfitime politike dhe ekonomike nga qeverisja. Propoganda qeverisëse vetëm ka mbjellur terror psikologjik, frikë, pasiguri dhe stres për qytetarët, duke përmendur vend e pa vend varrë, arkivole apo të vdekur, hipotetiksiht me qindra apo mijëra!? Së fundi nuk kishte asnjë lloj shkaku apo nevoje që situata e fatkeqësisë natyrore të zgjatej edhe per 2 muaj deri me 23 qershor.

Natyrisht që meritojnë vlerësim, respekt dhe mirënjohje të jashtëzakonshme në radhë të parë mjekët, farmacistët dhe infermierët qe ishin dhe janë në vijën e parë me corona-virusin, por po ashtu meritojnë vlerësim për punën e tyre te jashtezakonshme me regjim 24-orësh forcat e policisë dhe të ushtrisë, të cilët kanë 2 muaj që punojnë në kushte shumë të vështira dhe të ekspozuar ndaj virusimit, punë për të cilën kanë munguar fatkeqësisht stimujt materialë, në formën e pagesave për orët jashë orarit, pagesat e veshtirësive apo bonuset e ndryshme. Media ka kryer një punë të jashtëzakonshme gjithashtu, sidomos gazetarët e terrenit dhe operatorët, duke na informuar për gjithçka që ndodhte në Shqipëri jashtë censurës dhe kontrollit qeveritar, por edhe për këtë grup shumë të rëndësishëm informimi në kohë reale mungon ndihma apo shpërblimi ekonomik nga ana e qeverisë. Fatmirësisht situata e përgjithshme është e mirë, dhe të gjithë duhet të mendojmë, punojmë dhe kontribuojmë për rikthimin e normalitetit.

Më në fund “virusi po tërhiqet” por duke na lënë pas shumë plagë, pasoja sociale, psikologjike dhe mbi te gjitha ekonomike, pasoja për të cilat qeveria qe menaxhon taksat tona dhe e ka për detyrë për t’u kujdesur, ndihmuar dhe gjetur zgjidhje ekonomike për qytetarët dhe bizneset, detyrë të cilën nuk po e kryen aspak siç duhet. Qeverisja është komplet e çoroditur, e hutuar, e tejlodhur nga mbipushteti dhe nga bashkejëtesa me krimin dhe korrupsionin, e tejkonsumuar gjatë 7 viteve të keqqeverisjes, e ndodhur komplet e papërgatitur, pa ide, pa inovacion, pa kreativitet dhe pa besim ne vetvete, bën vetëm show propogandistik të dalë boje dhe pa nivel edhe për show! Politika gjykoj se duhet urgjentisht t’i rikthehet normalitetit dhe opozita duhet të marrë përgjegjësitë e veta përpara vendit, pasi ka sfida të jashtëzakonhsme përpara, në interes të qytetarëve dhe të kombit! Nga keqqeverisja 7-vjeçare nuk pret më askush asgjë pasi ka vetëm përkeqësime, qytetarët presin vetëm rastin e parë për ta larguar nga froni i rrëmbyer padrejtësisht në vitin 2017 dhe i mbajtur po padrejtësisht deri tani vetëm me demagogji, propogandë, mashtrim, krim dhe korrupsion. Si gjithmonë vazhdojmë të mbetemi rekord boteror edhe për masat e zhdrejta represive, për shkeljen e lirive dhe të drejtave themelore të njeriut pa pyetur për kushtetutë dhe as për ligje! Situata është tepër e zymtë, por jo pa shpresë!

Tani është koha! Frikë jo, përballje, aksion opozitar për të ndryshuar realitetin, po!